Erion Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar, mbahet sot seanca në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani, do të shqyrtojë sot një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e një aparati telefonik celular.

Bëhet me dije se pajisja elektronike i është sekuestruar Veliajt nga agjentët e BKH në momentin e arrestimit, por kryebashkiaku pretendon se veprimi është i paligjshëm.

Seanca në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë në oren 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Po ashtu fillimisht për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, por më pas GJKKO vendosi që kjo masë të lehtësohej në ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se Veliaj është shprehur se është i pafajshëm dhe arrestimi i tij është i paligjshëm, me qëllim për ta goditur politikisht./E.T

Të fundit

‘Boll u bëtë qesharakë’, Veliaj nga qelia: Cilat prova do prish unë?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vekliaj reagon sërish nga qelia dhe flet për rrezikun e prishjes së provave. Reagimi i plote Se...

Vjedhin gjithçka, fshatrat e Shkodrës të frikësuar nga hajdutët

Banorët e fshatrave të qarkut të Shkodrës ndihen të pasigurt në banesat dhe tokat e tyre, pasojë e vjedhjeve të shpeshta që ndodhin në...

Këngëtarët besimtarë, këta janë vip-at shqiptarë që agjerojnë muajin e ramazanit

Me miliona myslimanë festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në të gjithë botën dhe të famshmit nuk përjashtohen! Emri i tij i vërtetë është Karim...

Çfarë fshihet pas darkës mes Ardit Gjebreas dhe Arbër Hajdarit? (Video)

Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme për të konsumuar së bashku një darkë. Ishte artisti i njohur, ai që zbuloi...

Rama për anëtarësimin e Shqipërisë: Dua të marr hak ndaj atyre që na kanë poshtëruar

I fokusuar te anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 Kryeministri Edi Rama tha se ka një dëshirë për hakmarrje ndaj të huajve, ku tha se...

Lajme të tjera

Web TV