Inflacioni në Eurozonë bie për herë të parë pas 4 muajsh, arrin në 2.4%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni në Eurozonë ka rënë për herë të parë pas katër muajsh në 2.4%, duke forcuar shpresat e vendimmarrësve të Bankës Qendrore Europiane (BQE) se rritja e fundit e presioneve mbi çmimet është e përkohshme.

Shifra e shkurtit, e cila është pak më e ulët se rritja prej 2.5% e regjistruar në janar, ishte pak më e lartë sesa pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët parashikonin një rënie në 2.3%, sipas një sondazhi të Reuters.

Inflacioni bazë, një tregues që përjashton ndryshimet në çmimet e ushqimeve dhe energjisë, ra në 2.6% në shkurt nga 2.7% që ishte muajin e mëparshëm. Inflacioni i shërbimeve, i cili konsiderohet një tregues kyç i presioneve të brendshme të çmimeve, gjithashtu ra nga 3.9% në 3.7%, niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2024.

Euroja u rrit me 0.6% duke arritur në 1.044 dollarë.

BQE-ja do të mblidhet të enjten, ku pritet që vendimmarrësit të ulin normën bazë të depozitave me një çerek pikë, duke e çuar në 2.5%.

Banka qendrore synon një inflacion prej 2%.

Ndërsa investitorët ende presin dy ulje të tjera të normave të interesit deri në fund të vitit, disa po përgatiten për një pauzë të përkohshme në prill, pasi disa vendimmarrës më konservatorë kanë paralajmëruar se BQE-ja nuk duhet të “ecë në gjumë” drejt shumë uljeve.

Anëtarja e bordit ekzekutiv, Isabel Schnabel, tha muajin e kaluar se rreziqet e inflacionit po bëheshin gjithnjë e më shumë “të anuara nga rritja”, ndërsa kostot e huamarrjes ishin ulur ndjeshëm. Ajo tha për Financial Times se banka qendrore duhet “tani” të fillojë të debatojë mbi një “pauzë ose ndalim” të uljeve të normave të interesit./ Financial Times

Të fundit

‘Ku e gjen energjinë?’/Rama i përgjigjet komentuesit: Tek hakmarrja!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë në një komunikim live në rubrikën 'Sy m’Sy' nga Panairi i Berlinit, ku u...

“Mund të jem një vampir i rinisë, por mendoj se do t’ia lë zhargonin brezit Z.”

Prindërit që përpiqen të deshifrojnë të folurit e të rinjve nuk po lënë asgjë për të rinjtë që të identifikohen si të tyret Barbara Ellen Për...

Plas sherri në urbanet e Tiranës, grushte e shkelma mes pasagjerëve dhe fatorinos (VIDEO)

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok, po bën xhiron e rrjetit, teksa në një nga autobusat e linjës së ‘Tiranës së Re’,...

Si erdhi Hitleri në pushtet

DICITURA E FOTOS Marrshimi në Depresionin e Madh. Këln (Gjermani), 1929: Adolf Hitleri, tashmë i mbështetur nga shumë gjermanë, parakalon me këmisha kafe në vitin...

Meta në listën e mbyllur të PD-së/ Rama: Speciet më të ulëta të faunës politike

Kryeministri Edi Rama tha sot se në listat e mbyllura të Partisë Demokratike janë speciet më të ulëta të faunës politike. Rama shprehu këtë...

Lajme të tjera

Web TV