Tarifat “lëkundin” tregjet/ Dobësohet dollari, nafta ulet në 70 dollarë për fuçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregjet globale ranë ndjeshëm pas nisjes së zbatimit të tarifave të Trump për Meksikën dhe Kanadanë, investitorët po përgatiten për ndikimin e tyre së bashku me veprimet hakmarrëse të vendeve që janë tarifuar.

Dollari amerikan ndërkohë u dobësua kundrejt monedhave të tjera kryesore për shkak të rënies së yieldeve të obligacioneve të qeverisë amerikane. Tarifat kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe dollarin kanadez dhe valutën meksikane peso. Kjo e fundit shënoi nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2022.

Tarifat tregtare kanë impaktuar edhe çmimin e naftës pasi rritën humbjet të martën. Kontratat feature të naftës brent ranë me mbi 1.5% duke zbritur në 70.5 dollarë për fucci. Luhatjet e cmcimit u mbështetën edhe nga lëvizjet e Organizatës Eksportuese të Naftës OPEC, e cila do të vazhdojë me rritjen e planifikuar të prodhimit në prill.

Ndërkohë çmimet e metaleve të çmuara thuajse mbetën të pandryshuara pavarësisht tarifave, mbështetur nga kërkesa e investitorëve për asete të sigurta.

Masat tarifore kanë ndikuar ndër të tjera edhe tregun e kriptovalutave pasi mori vrull pak ditë më parë nisur nga lajmi se Donald Trump do të përfshinte pesë monedha dixhitale në rezervën strategjike përfshirë Bitcoin. Ky i fundit të martën u tërhoq duke rënë pranë nivelit të 83 mijë dollarëvë, një rënie me gati 9% brenda 24 orëve. Bitcoin ka tërhequr pas edhe kriptovaluta të tjera si Etherium si dhe Ripple.

Lufta tregtare sipas ekonomistëve do të sjellë pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët pasi do të përballen me çmime më të larta pikërisht për shkak të tarifave. Një rindezje e presioneve inflacioniste do të kthehej në një shqetësim të madh për bankat qendrore që prej më shumë se dy vitesh kanë ndjekur një politikë të kujdesshme për të mbajtur inflacionin nën kontroll dhe mos penguar rritjen ekonomike./k.k

Të fundit

Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe dhunë sapo i angazhonin. Ofronin punë sekrete në...

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin...

“PL duhet të krijojë grup parlamentar”, Maliqi: Do rikthehem në Parlament si deputet

Drejtuesi politik për qarkun e Beratit në Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, ka folur për peizazhin politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit...

Rama shfaqet krah Agaçit në Kryeministri:Bufi i Kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e...

Lapaj dhe Shabani bashkë për zgjedhjet e 11 majit, deputeti i PD: Budallenj!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar bashkimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Nismës Thurje, të drejtuara nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani,...

Lajme të tjera

Web TV