Mungesa e reshjeve në 2024 bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji elektrike.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se hidrocentralet, panelet diellore dhe ato eolike prodhuan rreth 7.8 milionë megavat-orë energji, nga 8.8 milionë në 2023.
Eduard Elezi, ekspert energjie shpjegon se ndryshimet klimaterike do të vijojnë të ndikojnë në perfomancën energjetike.
Prodhimi më i madh i energjisë ka ardhur si rezultat i hidrocentraleve private në 52.1%, koncensionare 41.4% dhe prodhues të tjerë 6.5%. (grafik) Ndërsa ën rritje ishte dhe prodhimi nga fotovoltaikët.
Përmbi prodhimin qëndroi konsumi në 2024 I cili u rrit në 8.17 milionë megavat-orë. Gjë që bëri që Shqipëria të dali më shumë në treg për të blerë energji. Importet arritën në në mbi 2.6 milionë duke u zgjeruar me 38.9 për qind.(grafik) Ndërsa arritëm të eksportojmë 2.3 milionë megavat-orë.
Përmirësimi i humbjeve në rrjet vijoi përgjatë gjithë 2024. Një rënie me 2.4% e renditi treguesin final të humbjeve në 19.8%.
Konsumi i energjisë në 2024 u rrit me 6.6% i ndikuar më së shumti nga abonentët familjarë.
ENERGJIA E PRODHUAR NË 2024
(Burimi: INSTAT)
7.8 MLN MWH
ENERGJIA E PRODHUAR SIPAS BURIMEVE
(Burimi: INSTAT)
Hidrocentrale publike 52.1%
Hidrocentrale private 41.4%
Prodhues të tjerë 6.5%
SHKËMBIMET E ENERGJISË NË 2024
(Burimi: INSTAT)
Import 2.6 mln MWH
Eksport 2.3 mln MWH
/k.k