“E ke personale”/ Neda s’ja përton Rozanës: Të kam blerë fustan para 3 vitesh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neda Balluku ka komentuar sot raportin mes Rozanës dhe Laertit, të cilët i cilësoi si lojtarët më hileqarë të këtij edicioni.

Ajo tha se nga Rozana e priste këtë lojë, por e befasoi Laerti, i cili sipas opinionistes, po tregohet i pazoti në përpjekjet për të arritur finalen.

Kjo solli reagimin e ashpër të Rozanës, e cila e cilësoi komentin si perosnal, duke shtuar se Neda po fliste ndaj saj si banore dhe jo si opinioniste.

Biseda mes tyre:

Neda Balluku: Jeni lojtarët më hileqarë të këtij edicioni. Doni të shkoni në finale në kurriz të banorëve që luajnë pastër dhe vetëm, edhe që po u del shpirti për lojë. Nga ty nuk kam asnjë dyshim sepse lojën tënde e kam proftasur që në fillim. E kam me Laertin që po tregohet tmerrësisht i pazoti, dhe po mundohet të kapë finalen si doktor që të jep ty recetë sa herë ke nevojë.

Rozana: Më vjen keq që flisni me mua si banorë dhe jo opinioniste. Do doja një përgjigje më të saktë dhe të falënderoj për të gjitha goditjet që më ke dhënë, sepse më kanë forcuar. E di që e ke personale, por shpresoj që kur të dal të festosh aq sa unë kam festuar kur ke dalë ti. Faleminderit që më sulmon. Je shoqja e Valbonës dhe për të thua gjërat më të mira. E di pse e bën këtë.

Neda Balluku: Ti je e lirë të ndjesh çfarë të duash. Kurrë nuk të kam bërë asgjë. Të kam takuar vetëm njëherë në jetën time. A do doje ta ndaje kur jemi takuar?

Rozana: Në biznesin tim.

Lexo edhe :  Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Neda Balluku: Të kam takuar në biznesin tënd 3 vite pasi kam dalë nga “BB” im. Në biznesin tënd kam ardhur me këmbët e mia dhe kam blerë një fustan, të kam paguar dhe të kam bërë reklamë. Mendon se do e bëja po të kisha inat personal?

Rozana: Pse më thua hileqare?

Neda Balluku: Hileqarë dukeni nga shumë faktorë. Personalen e ka Rozana me mua, sepse nuk duron dot që ajo vajza që e ke urryer të jetë opinioniste dhe të të komentojë ty. Nuk merrem më me ty. Nuk mund të heshtja për një teatër që e kam kuptuar që në ditët e para, kur dy banorë luajnë së bashku./e.t

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV