E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, ka vënë në vështirësi strategët e fushatës së Berishës, duke e modifikuar fjalën “të madhe” në “madhështore”. Nuk dihet nëse i janë druajtur akuzave për “Shqipërinë e Madhe” në kuptimin etnik, apo vërtet kanë dashur të theksojnë faktin se ajo që po bëjnë është madhështore.

Kjo e dyta ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë.

Ajo që po bën Berisha është vërtet madhështore.

Shiko 25 aleatët që ka rreshtuar për të krijuar idenë se edhe aleanca është madhështore. Pesha e budallallëkut për metër katror në atë fotografi është ndoshta më e larta në glob. Dhe kjo është madhështore.

Askush tjetër përveç Sali Berishës nuk do të guxonte t’u thoshte demokratëve se të gjitha akuzat që i bëri Lulzim Bashës më 2021, për faktin se kishte futur në listat e PD-së këta idiotët që nuk respektuan djegien e mandateve, paskan qenë të rreme. Dhe se këta paskan qenë heronj, pasi hynë në Parlament dhe votuan pro Edi Ramës për të zhbërë ligjin e koalicioneve.

Nëse ai ligj do të ishte ende në fuqi, këta nuk do të ishin në listat e PD-së, por në listat e partive të tyre, duke i dhënë PD-së vetëm votat. Tani i japin vetëm budallallëkun.

Të gjithë ata që janë irrituar nga kjo aleancë, të gjithë ata që bëjnë meme dhe humor për këtë koalicion, dhe mbi të gjitha të gjithë ata që janë të detyruar të votojnë për këtë aleancë, janë të paqartë përse duhej kjo.

Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre ndoshta as nuk dinë të votojnë.

Lexo edhe :  Pushteti nuk është paçavure

Sali Berisha nuk lufton për të fituar pushtetin, por për të garantuar veten në PD. Dhe për këtë nuk ka më besim as te idiotët e vet, por do t’i marrë borxh, që të mos i ketë nëpër këmbë pasi të humbasë.

Një njeri që ka katër vjet që përçan PD-në dhe largon andej kë të mundë, duke krijuar deri tani katër parti për katër vjet, shkon e thërret në krah të PD-së të gjithë njerëzit qesharakë të Shqipërisë, për të treguar se nuk i intereson uniteti i opozitës, por uniformiteti i saj rreth tij.

Dhe këtë mund t’ia sigurojë vetëm një koalicion idiotësh.

Prandaj, mos pyesni çfarë ka “madhështore” ky koalicion. Është i vetmi që mund t’i sigurojë Berishës një humbje madhështore, por pa pasoja për të në krye të PD-së.

Këta idiotë nuk i prishin asnjë punë. Do t’i keni edhe në zgjedhjet e vitit 2029, nëse Berisha rron ende. Po po aq madhështorë në budallallëkun e tyre sa tani./kb

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV