“Krim për shëndetin”/ Kujdes! Mos i bëni këto gabime gjatë agjërimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në një studio televizive ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për benefitet e agjërimit dhe efektet pozitive në trupin e njeriut.

Biseda nisi duke cituar një studim të Shoqatës Amerikane të Zemrës, e cila thotë se agjerimi prej 16 orësh, rrit problemet e zemrës tek njerëzit me 91%.

“Shumë njerëz të shkencës kanë dalë kundër këtij hulumtimi dhe për mendimin tim është një studim korelacion, pra që nuk është shkaku kryesor i studimit”, tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se duhet parë a është bërë qëllimisht apo jo, kjo është për t’u diskutuar. Edhe për këtë studim, është stili i jetesës që ndikon, ndaj quhet korelacion, më shumë sesa një studim faktik që të ketë elementë shkencor të pakontestueshëm.
Në bazë të disa studimeve që janë bërë me dy grupe njerëzish, ata që agjëronin dhe ata që kishin një jetë jo të shëndetshme, pra me duhan, alkool apo pije me gaz, u pa se personat që agjëronin ishin më të shëndetshëm fizikisht.

”Unë jam marrë prej 12 vitesh me qindra studime, duke hulumtuar benefitet e agjërimit dhe nga ajo që kam parë, mund të them se sot agjerimi është një kirurgji pa bisturi”, shtoi Altini gjatë bisedës.

Sipas tij, sikur të mblidhen të gjithë, mjekë, doktorë, spitale, nuk mund të krahasohen me benefitet e agjerimit për trupin. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, njerëzit kanë agjëruar, romakët e lashtë, kafshët gjithashtu kur sëmuren nuk ushqeheshin, pra diçka kanë ditur. “Dikur njerëzit konsumonin dy vakte në ditë, ndonjëherë një, gjyshërit tanë gjithashtu, dhe patjetër ia kanë ditur vlerat”- theksoi Altini.

Shumë klinika private në botë pasi kanë parë benefitet që jep agjërimi, e kanë ndërthurur si një praktikë mjekësore tek pacientët e tyre dhe në opinionin e Altinit, duhet të futet si praktikë mjekësore në çdo spital.

Por, a agjërojnë mirë sot njerëzit, pra në mënyrën e duhur? Cilat janë disa nga gabimet më të mëdha që bëhen?

“Së pari agjerimi në dimër është shumë i shkurtër, ndërsa në verë është dhe më i gjatë” tha Joka gjatë bisedës, duke shtuar se ka shumë informacion jo të saktë që jepet nga agjëruesit, imamët apo hoxhallarët, pasi sa hapet një iftar në krye të tavolinës shikon që ka pije me gaz dhe njerëzit që kanë kaq orë pa sheqer, i konsumojnë duke e hedhur gjithë agjerimin në tokë. Së dyti, shihen tavolina të mbushura me pak sallata dhe pak fruta, dhe me romstek të gatuara në friturë, ose me qofte, apo me bakllava dhe shëndetlie, duke e zeruar efektin e agjërimit në trup.

Lexo edhe :  Njihen vitet e punës para ’94/ Si të aplikoni për pension

“Nuk ka vlerë agjërimi ushqimor nëse konsumohen këto lloj ushqimesh”, theksoi Altini, duke shtuar se nga ana tjetër konsumimi i ujit me tepri gati me zor, krijon probleme me veshkat që nuk janë përgatitur për një sasi kaq të madhe. Konsumi i shpejtë i ushqimit ka gjithashtu pasoja, pasi zorra jonë për të komunikuar me trurin do gati 25 minuta.

Por si duhet të konsumohet ujit gjatë agjërimit, që njerëzit të mos kenë etje?

“Uji duhet pirë tre herë me ndalim që të bëjë ciklin e tij” nënvizoi ai, duke theksuar se nuk duhet të jetë ujë i ftohtë, por me temperaturë ambienti. Rekomandohet konsumimi i kafesë, pasi mban gliceminë në kontroll, ul inflamacionin e trupit, rrit performancën mendore, truri bëhet më i mprehtë, është një mbrojtje kundër sëmundjeve neurodegjenerative, depresionit, apo sëmundjes së alzhaimerit, menaxhon peshën dhe zorra punon më mirë, pra kafeja nuk është një produkt, por një ilaç mjekësor.

Altini tha se duhet alternuar ushqimi me sasinë e ujit që organizmi të punojë më mirë, ndërsa shtoi se agjërimi është bërë që ne të ndiejmë urinë, në mënyrë që të ndodhë autofagjia.

”Syfyri më i mirë do të ishte: tre hurma arabe, dy gota ujë dhe një frut” tha ai. Ndërsa mirë do ishte dhe kosi me hurma arabe, tërshërë, një vezë e zjerë apo dhe fruta. Mund të kemi gjithashtu një domate të plotë, një kastravec, dy lugë gjizë pa kripë. Ndërsa iftari nuk duhet ngrënë në sasi dhe mbi të gjitha nuk duhet ngrënë shpejt. Mund të konsumohet një supë jo shumë e nxehtë, me perime, mish pule apo kërpudha, pak mish por jo përditë, një sallatë dhe si ëmbëlsira fruta të freskëta apo fruta arrore, pa harruar konsumin e ujit./kb

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV