Makina përplas adoleshenten në mes të bulevardit, policia në kërkim të shoferit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë ka përplasur një adoleshente në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se e mitura ka denoncuar shoferin e makinës në polici, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë Shkodër

Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar. E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.

Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./k.k

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV