Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës.

Studimi, arriti në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit.

Ky është një ndër studimet më të rëndësishme që konfirmon se si gjumi dhe mungesa e tij ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut.

Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve 

Gjumi është thelbësor në mbrojtjen e trurit nga proteina beta-amiloid që bllokon zonat e kujtesës në tru.

Sipas të gjitha studimeve, gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.

Ai ndihmon në pastrimin e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.

Sipas informacioneve, mungesa e gjumit nuk nxit vetëm humbjen e kujtesës por edhe sëmundje të tjera të trurit siç janë Alzheimeri e të tjerë.

Skleroza, sëmundja vrasëse që i bën njerëzit të harrojnë

Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut.

Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, ku jetëgjatësia është më e lartë.

Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza.

Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.

Mjekët mendojnë se që çdo vit numri i diagnostikimeve do të shtohet me 10 milionë.

A ka një kurë për sklerozën?

Sipas të dhënave, për momentin, skleroza dhe sëmundjet e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen.

Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve.

Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohet një sëmundje e tillë, aq më efikasë do të jenë trajtimet dhe medikamentet./AgroWeb.org

Lexo edhe :  A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine/k.k

Të fundit

“Shqipëria Madhështore”, Berisha premton ulje çmimesh dhe rritje page

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një komunikim me mediat shpalosi disa nga pikat kyçe të programit politik. Berisha...

Parashikimi i horoskopit 6 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Ajo që duket si një bisedë e pafajshme për ju mund të ketë një konotacion të ndryshëm për një nga personat e tjerë të...

Vetëm një goditje në portë, Liverpool mposht PSG dominues në “Parc des Princes”

Mbrëmje dramatike për PSG-në! Dominimi absolut ndaj Liverpulit, nuk mjaftoi, teksa francezët u mposhtën me rezultatin 0-1 ndaj Liverpoolir, në njëpërballje që rezultoi tepër...

Lajme të tjera

Web TV