Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka takuar këtë të mërkurë në Varshavë Kryetarin e Parlamentit, Szymon Hołownia dhe Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, takime të zhvilluara në kuadrin e Presidencës Polake të Bashkimit Europian.
Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Poloni, gjatë së cilës shoqërohet nga Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit të Jashtëm, Anduel Tahiraj, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eralda Bano, anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dhe Ambasadorja Mimoza Halimi.
Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit Szymon Hołownia, Spiropali nënvizoi se anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 dhe përfundimi i negociatave brenda vitit 2027, përbën një objektiv strategjik kombëtar të Shqipërisë./kb