1 mld dollarë, shifër rekord për pjesëmarrësit në Botërorin e Klubeve 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kupa e Botës për klube që do të zhvillohet këtë verë, do të vijë në një format krejtësisht të ri. Më shumë klube pjesëmarrëse e patjetër më shumë ndeshje, me FIFA-n që kërkon t’i jap një tjetër impakt një kompeticioni që prej vitesh kishte humbur peshën e tij.

Por kur në skenë vihet një format i ri, padyshim vëmenjen e marrin paratë dhe lajmi i publikuar nga mediat italiane është vërtet sensacional. Shuma totale e çmimit për Kupën e Botës për Klube do të kapë një vlerë prej një miliard dollarë (rreth 930 milionë euro). Shifra “e paprecedentë”, siç thekson Federata Ndërkombëtare, është miratuar nga Këshilli i institucionit më të lartë të futbollit, duke qenë se priten dy miliardë dollarë të ardhura nga turneu i ri. Kjo është më shumë se dyfishi i parave të çmimit të vënë në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar, që ishte 440 milionë dollarë.

Kupa e Botës për Klube 2025 do të fillojë me ndeshjen inauguruese në Miami me skuadrën vendase, Inter Miami, ndërsa Interi dhe Juventusi, skuadrat e vetme italiane në garë, do të fillojnë në datat 17 dhe 18: Nerazzurrët në orën 15:00 me orën italiane kundër Monterrey-t, ndërsa bardhezinjtë në të njëjtën kohë, por kundër Al Ain.

“Kupa e Botës FIFA për klube nuk do të jetë vetëm kulmi i futbollit të klubeve, por edhe një demonstrim i solidaritetit që do të përfitojë klubet në përgjithësi në një shkallë që asnjë kompeticion tjetër nuk e ka arritur kurrë,” ka theksuar presidenti, Gianni Infantino, “Të gjitha të ardhurat e krijuara nga turneu do të shpërndahen për pjesëmarrësit dhe nëpërmjet solidaritetit të klubeve në mbarë botën, pasi FIFA nuk do të mbajë asnjë dollar.

Lexo edhe :  Muaji i Ramazanit, banorët në Gaza shtrojnë darkën e iftarit mes rrënojave

 

 

Megjithatë sipas mediave ende nuk janë dhënë detaje mbi shpërndarjen e çmimeve midis 32 klubeve të përfshira (12 evropiane, gjashtë të Amerikës së Jugut, 4 afrikane, aziatike dhe amerikano-veriore, një nga Oqeania dhe Inter Miami i Messit që përfaqëson vendin pritës)./e.t

Të fundit

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali...

Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, duke e bërë atë më në...

‘Edhe 2 muaj për tu ndarë me narkoshtetin’/ Meta nga qelia: PD do sjell fitore

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të...

“Humba ndjenjat dhe…”, çfarë i ndodhi G-Banit gjatë fluturimit për në Londër?

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi mori lajmin se babai...

Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, reagon Rama: Ia dolëm!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje miratimin e marrëveshjes në Senatin italian, e cila garanton përfitimin e pensioneve për emigrantët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV