‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Me moton “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në.

Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

SPAK fton qytetarët, subjektet juridike apo fizike, sikurse edhe OJF që të bashkëpunojnë me denoncime dhe referime rastesh të dyshuara apo me prova.

Por si veprohet dhe cilat janë hapat që ndiqen?

Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, së pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që i shikon vetëm SPAK.

Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm.

Por aty mund të vendosen edhe informacione në kategorinë e zyrtarëve më të lartë, që mund të denoncohen nëse ka informacione, prova dhe indicio, nga kupola e shtetit dhe deri tek zyrtari më i thjeshtë.

Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve, gjendet edhe krimi që po denonconi ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Gjithsej janë 16 vepra penale që mund të denoncohen në këtë platformë online të SPAK, teksa mund te bashkëngjisni si prova edhe dokumente dhe fotografi.

Dhe nëse dispononi më tepër të dhëna për të ndarë me 20 prokurorët e posaçëm, përpos kësaj platforme të hapur enkas keni një tjetër mundësi, Prokuroria e Posaçme thotë shkruaj në email-in zgjedhjet2025@SPAK.GOV.AL. Kjo ftesë vlen edhe për diasporën./kb

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV