Gëzohuni ditëve të fundit me diell/ Meteorologia tregon kur rikthehen reshjet e shiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zhuluar se si do të jenë kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me minimumin 4 gradë celcius në zonat malore dhe maksimumin 22 gradë celcius në zonat qëndrore dhe perëndimore të Shqipërisë.

Ajo tha gjithashtu, se nga dita e martë e javës së ardhshme do të kthehen reshjet e shiut, të cilat sipas saj, do të nisin fillimisht në veri të vendit, e më pas do të përhapen thuajse në të gjithë territorin.

“Diell dhe temperatura të larta sot. Maksimumet ngjiten në 22 apo mbi 22 gradë celcius dhe qytetet më të nxehta për ditët e sotme janë Shkodra, Elbasani, por edhe Berati. Edhe pjesa tjetër e shtrirjes perëndimore do të shënojë temperatura mjaft të larta në mesditën e sotme, nga 19-21 gradë celcius. Çfarë do të ndodhë në për 5 ditët në vijim.

Mbetet edhe dita e premte në kushtet e motit të kthjellët. Kemi një tjetër rritje të vlerave termike në orët e para të mëngjesit. Ngjitet minimumi në zonat malore në 4 gradë celcius. Ndërsa në zonat e ulëta e bregdet minimalet do të ngjiten nga 10-12 gradë celcius. Maksimumi qëndron rreth 22 gradë celcius.

E shtuna e në vijim, kryesisht fundjava do të ketë shtim të vranësirave në territor. Reshje nuk ka për fundjavën. Megjithatë nga e premtja deri të djelën termometri luhatet nga 4 deri në 21 gradë celcius. E marta do të sjellë reshjet, fillimisht në veri e më pas në të gjithë territorin. Megjithatë termometri qëndron në vlera të larta”, tha meteorologia Porja./   S,M

Të fundit

Ja çfarë shkruan faqja e njohur zvicerane ”Blick”: Shqipëria në kulm turistik

Barometri Botëror i Turizmit tregon se vendet klasike të pushimeve verore si Spanja, Greqia dhe Turqia tërheqin turistë më...

Sektorët më problematikë që vënë në rrezik punëtorët

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të paktën 33 persona kanë humbur...

Basha takim me shqiptarët në Greqi, dega e Athinës njofton datën

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në datën 23 mars do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Athinë. Njoftimin e ka bërë të...

Arrestimi i Veliajt/ Analisti: SPAK po vepron si organizatë e paligjshme

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si shenjë të domosdoshmërisë për të...

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali Berisha për fushatën e tij,...

Lajme të tjera

Web TV