Motra e 34-vjeçarit që vrau veten dhe bashkëjetuesen/ Jam krenare për ty shpirti im!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraditen e 18 shkurtit, qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku 34-vjeçari Kolë Manaj,  qëlloi me plumb në kokë partneren e tij prej 5 vitesh, Anila Ndokën dhe më pas vrau veten.

34-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa partnerja e tij luftoi për jetën ditë me radhë, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plumbit të marrë në kokë dhe si pasojë mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 24 shkurtit.

Anila la pas tre fëmijë të cilët i kishte nga martesa e parë, ndërkohë 34-vjeçari nuk kishte fëmijë.

Motra e këtij të fundit, ndërkohë ka publikuar foto me Kolën.

“Engjelli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër.

Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj.

Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj.

Anila Ndoka, nëna e tre fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9-vjeç, prej vitesh bashkëjetonte me 34-vjeçarin.

44-vjeçarja punonte në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa partneri i saj ishte i papunë.

Ajo kishte vendosur të ndahej nga Manaj, ndaj dhe ai vrau Ndokën dhe veten./E.T

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV