Rama lë pas premtimet 4-vjeçare, flet për Shqipërinë pas 2030-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një bilanc negativ, sidomos përsa i përket nivelit ekonomik, varfërisë, emigracionit dhe shtrirjes së gjerë të korrupsionit, kryeministri Edi Rama fushatën elektorale nuk e ka përqëndruar në program politik dhe premtime, por në atë që e quan “vizioni Shqipëria 2030”. Taktika politike për të mënjanuar problematikat dhe fati i qeverisë përballë opozitës së dobët.

 

 

Kryeministri Edi Rama po shpalos hapur një vizion që shkon përtej një mandati katërvjeçar, duke folur për një Shqipëri europiane të pas 2030-ës. Në një kohë kur shumica e fushatave përqendrohen te programet e zakonshme me premtime për katër vite, Rama po vendos theksin te transformimi afatgjatë i vendit dhe roli i Shqipërisë në rajon dhe në Bashkimin Europian. Partia Socialiste hyn në këtë garë elektorale e sigurt dhe e fortë, e mbështetur në rezultatet e 12 viteve qeverisje dhe në avantazhin e qartë përballë një opozite që ende nuk ka rigjetur balancën e saj. PS pretendon jo vetëm mandatin e radhës më 11 maj, por edhe konfirmimin si forca e vetme politike që mund ta udhëheqë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Rama ka bërë të qartë se Partia Socialiste nuk e sheh këtë garë si një betejë për mbijetesë, por si një mandat të rëndësishëm që do të vendosë themelet e Shqipërisë së dekadës së ardhshme. PS e sheh veten jo vetëm të fortë përballë Partisë Demokratike, por edhe si të vetmen forcë me vizion dhe me ekipin e duhur për ta çuar Shqipërinë në nivelin e vendeve europiane. Në vijim të këtij vizioni, Rama dje ka replikuar me qytetarët në rrjetet sociale, ku një pjesë e tyre e kanë sfiduar për deklaratat mbi turizmin shqiptar. Një qytetar e akuzoi Ramën se po krijon iluzione kur flet për Shqipërinë si një destinacion më i suksesshëm se Greqia. Rama sqaroi se krahasimet nuk bëhen me numra absolutë, por me ritmin e rritjes, ku Shqipëria është ndër vendet me progresin më të shpejtë në Europë. Ai tha se kjo është vlerësuar nga organizma ndërkombëtarë dhe është rezultat i drejtpërdrejtë i punës dhe vizionit të qeverisë. Duke iu drejtuar komentuesve, Rama i ftoi që të ndahen nga urrejtja politike dhe të gëzohen për arritjet e vendit. “Qeveritë shkojnë e vijnë, Shqipëria mbetet. Dhe kur Shqipëria shkëlqen, s’ka arsye pse dikush t’i kursejë vetes një buzëqeshje”, shkroi Rama. Shefi i Qeverisë e lidhi suksesin e sotëm të turizmit, zhvillimin e qyteteve dhe rritjen ekonomike me reformat dhe investimet e qeverisë së tij. Ai u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të marrë një tjetër mandat në zgjedhjet e 11 majit, përballë një opozite të ndarë dhe pa një ofertë të qartë për qytetarët. “Ne do ta fusim Shqipërinë në BE dhe kjo nuk është premtim elektoral, por angazhimi ynë historik”, theksoi Rama, duke e cilësuar PS si të vetmen forcë që e ka dëshmuar se mund të ndërtojë ura me partnerët ndërkombëtarë dhe të hapë rrugën europiane për vendin. Partia Socialiste hyn në këtë fushatë jo vetëm me bilanc konkret, por edhe me një vizion që shkon përtej 2025-ës. Qëllimi i saj është që Shqipëria e pas 2030-ës të mos jetë më një vend që kërkon të afrohet me Europën, por një vend europian në çdo standard. Shangia e qëllimtë nga kërkesat e qytetarëve shihet si një taktikë për të mos u ndalur në atë që është bërë dhe mbi të gjitha në atë që do të bëhet konkretisht. Shmangia e përballjes me program konkret lidhet edhe me situatën që po kalojnë kundërshtarët politikë. Përballë kësaj qasjeje, Partia Demokratike, e lodhur nga përplasjet e brendshme nuk paraqet asnjë rrezik real për Partinë Socialiste. PS e sheh veten jo vetëm si favorite absolute më 11 maj, por si e vetmja forcë që mund të garantojë stabilitet, zhvillim dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Të katkën këtë kërkon të arrijë për të vrarë frymën opozitare që gjithsesi kohët e fundit njeh një lloj rritje, por duket ende larg përbysjes së qeverisjes aktuale në zgjedhjet e 11 majit.

Lexo edhe :  “Altin Dumani, njeri kurajoz”/ Rama: Ai ishte aty në zyrë, por ne i dhamë “shpatën”!

 

 

Diaspora

 

Përfundon afati në PER, 232 mijë

emigrantë do votojnë më 11 maj

 

 

Në mesnatën e së martës, në orën 24:00, ka përfunduar zyrtarisht afati i vënë në dispozicion për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në platformën PER të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ky proces është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të datës 11 maj, ku për herë të parë pritet që një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës nga diaspora. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ në faqen zyrtare, gjatë periudhës së regjistrimit kanë aplikuar gjithsej 294.155 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga këto aplikime, 232.298 janë miratuar, duke u konsideruar të vlefshme, ndërsa 42.159 janë refuzuar për shkak të parregullsive apo mungesës së dokumentacionit të plotë. Aktualisht, KQZ vijon me shqyrtimin e rreth 20 mijë aplikimeve të tjera, të cilat janë ende në statusin “në pritje”. Afati i fundit për përmbylljen e procesit të shqyrtimit dhe verifikimit të këtyre kërkesave është data 9 mars. Tre shtetet që kanë shënuar numrin më të lartë të aplikimeve për regjistrim janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Konkretisht, nga Italia kanë aplikuar 148.178 emigrantë shqiptarë, nga Greqia 103.421 dhe nga Gjermania 36.546. Të dhënat e detajuara tregojnë gjithashtu se në këtë proces kanë dominuar aplikimet nga meshkujt, me 212.982 aplikime ose 58.3% e totalit, ndërsa aplikimet nga femrat kanë qenë 152.184, ose 41.7% e totalit. Procesi i regjistrimit në platformën PER nisi më 11 janar, duke u shoqëruar me një fushatë sensibilizimi nga KQZ dhe institucionet përkatëse, me synim nxitjen e sa më shumë emigrantëve shqiptarë që të bëhen pjesë e këtij procesi historik për përfshirjen e diasporës në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë, pas mbylljes së fazës së regjistrimit dhe verifikimit, KQZ pritet të sqarojë procedurat e mëtejshme që do të ndiqen për votimin elektronik ose me postë, në mënyrë që emigrantët e regjistruar të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

 

 

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV