Pogradeci tashmë duket se ka hyrë në listën e qyteteve të shtrenjtë për të blerë një apartament.
Përveç se qyteti liqenor tashmë është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të turizmit në vendin tonë, stoku i pakët i apartamenteve në shitje dhe natyrisht numri i vogël i ndërtimeve të reja kanë përcaktuar edhe çmimet e apartamenteve në këtë qytet.
Por kush janë më të interesuarit për të blerë apartamente në qytetin e Pogradecit?
E ndërsa çmimet e apartamenteve në Pogradec pritet që të pësojnë sërish rritje, duket se vështirësohet ndjeshëm mundësia që çiftet e reja në Pogradec të kenë mundësi që të kenë një apartament për të krijuar jetën dhe familjen e tyre./ S,M