Ushtari i Aldo Bares futet ilegalisht në Angli/The Sun: 23 muaj betejë ligjore për emrin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Bandës së Lushnjës, Maksim Çela ishte dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë për një seri krimesh, përfshirë edhe vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano më 14 Prill 2000.

E përditshmja ‘The Sun’ i ka kushtuar Maksim Çelës një shkrim me titull ‘Mostrës i çirret Maska, vrasësi dhe terroristi shqiptarë i lirë rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar’.

Sipas artikullit ai mbahej i mbyllur në një qendër ndalimi për emigrantët mbërritur ilegalisht në Angli.

Avokatët e Çelës i kërkuan gjykatës dhënie anonimati klientit të tyre pasi ai i frikësohej një hakmarrje të mundshme nëse i zbulohej vendndodhja aktuale.

The Sun, e respektoi vendimin e gjykatës duke publikuar një shkrim në prill 2023 pa detaje që do të çonin në identifikimin e Maksim Çelës, përfshi krimet për të cilat ishte dënuar në Shqipëri, si pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe në historinë e kriminalitetit shqiptarë.

Por The Sun, zhvilloi një betejë 23 mujore në gjykatë, duke argumentuar se ishte në interes të publikut mësimi emrit të Maksim Çelës dhe krimeve të kryera në Shqipëri.

Tabloidi më i madh britanik e fitoi betejën në gjykatë duke i hequr anonimatin Maksim Çelës, dhënë në Prill 2023 nga gjykata emigracionit./E.T

Të fundit

Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024

Agjencia europiane e Azilit, thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën...

Mbyllja e TikTok/ Kikia: Duhet ndaluar edhe Facebook, por s’mund të kthehemi 30 vite pas!

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke dhënë një këndvështrim kritik mbi...

Lufta tregtare/ Taksat e reja dhe ndikimi i tyre tek biznesi

Tarifat, për të cilat Presidenti Trump kishte kërcënuar prej kohësh, hynë në fuqi, duke e zhytur vendin në një luftë tregtare me Kinën, Kanadanë...

“Dy burra ka Shqipëria…”, biznesmenët më të suksesshëm sipas Agron Dukës

Rrugët e tyre janë krejtësisht të ndryshme! Por vëllezërit Duka i bën bashkë suksesi për më shumë se 30 vjet në fushën e tregtisë...

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më...

Lajme të tjera

Web TV