Veliaj përmes Inteligjencës Artificiale: S’kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë Inteligjencës Artificiale, mundësuar nga kompania NIV.

Në intervistën ekskluzive për ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, Veliaj bën dallimin mes tij dhe Berishës e Metës, duke thënë se në ndryshim nga ata nuk ka pasur blloqe për të vrarë 4 vetë me plumba në mish në 21 Janar, as kam pasur djalë të pjekë të gjallë 26 vetë në Gërdec.

Pyetje: Tre javë nga izolimi në qeli. Si i përgjigjeni atyre që ju kanë vënë në të njëjtën anë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sulmojnë SPAK? A nuk është reforma në drejtësi karta më e fortë që “bërtet” PS?

Erion Veliaj: Jam larg Saliut dhe Metës sa temjani nga djalli. As kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë me plumba në mish në 21 Janar, as kam pasur djalë të pjekë të gjallë 26 vetë në Gërdec. Pikë! Diferencë e madhe kjo.

Partia Socialiste nuk bërtet, se kjo e jona nuk është parti tallagjare. Patjetër, ndihemi mirë që vendi ka një drejtësi të pavarur. Tani duhet parë si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a, me licencë noteri nga babi, e emërim si prokuror nga e shoqja.

Ky është një abuzim me besimin që Partia Socialiste i dha sistemit. Dhe kjo meriton reflektim, janë prishur ligjet e fizikës. Tipikisht, ajka rri lart e llumi poshtë! Këtu llumi me 5-a është lart, e ajka me 10-a ose ka dalë nga sistemi, ose është në burg./kb

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV