Pas një dimri të vështirë, trupat italiane thyhen përballe atyre greke. Ndërkohë, një forcë prej 58 mijë ushtarësh britanike, zbarkojnë në Greqi nga Afrika Veriore ku ndodheshin të vendosura. Në tetorin e vitit 1940, ushtria e Musolinit, që tashmë kishte pushtuar Shqipërinë, nisi një sulm ndaj Greqisë, në atë që u dëshmua si një fushatë katastrofike ushtarake për forcat e Duçes.
Hitleri u habit nga kjo lëvizje e papritur e aleatit të tij, duke parashikuar se do të rezultonte në një gabim strategjik. Sipas Fyhrerit, Musolini duhet të përqëndrohej në Afrikën e Veriut, dhe vazhdonte përparimin në Egjipt kundër britanikëve. Sukseset e italianëve në frontin grek, zgjatën vetëm javën e parë, ndërsa 3 muajt në vazhdim ata mbetën të gozhduar në malet e kufirit greko-shqiptar.
Britanikët u vendosën kryesisht në gadishullin e Peloponezit dhe në ishullin e Kretës, por nuk do të qëndronin gjatë aty. Muajin e ardhshëm, Hitleri urdhëroi një sulm të njëkohshëm në Jugosllavi dhe Greqi. Gjermanët kapën mijëra britanikë robër në Kretë. Pas kapitullimit grek, Gjermania, Italia dhe Bullgaria e ndanë Greqinë në tri zona pushtimi. Gjermania dhe Italia, mbajtën së bashku Athinën. Në shtator 1941, vetë kryeministri britanik Churchill do të shprehej se zbarkimi i trupave aleate në Greqi, ishte një gabim strategjik.
Kalendari
7 Mars 321 – Perandori romak Konstandini i Madh shpall “Solis Invicti” (ditën e diellit, ditën e dielë) si ditë pushimi në të gjithë perandorinë.
7 Mars 1530 – Kërkesa e mbretit anglez Henri VIII për divorc nga bashkëshortja e tij, hidhet poshtë nga Papa në Vatikan. Nga ai moment Henri deklaroi se ai dhe jo Papa, është kreu suprem i Kishës Anglikane.
7 Mars 1573 – Venediku dhe Perandoria Osmane nënshkruajnë mes tyre një traktat paqeje, në bazë të të cilit Qiproja bëhet një territor osman, dhe Venediku do t’i paguante perandorisë një haraç prej 300 mijë dukatesh.
7 Mars 1945 – Krijohet qeveria Jugosllavia e Josip Broz Titos – sipas marrëveshjes me qeverinë mbretërore jugosllave në mërgim, dhe me ndërmjetësimin britanik. Krijimi i qeverisë së Titos, ishte vonuar për shkak të kundërshtimeve të mbretit jugosllav Pjetri II.
7 Mars 1965 – E diela e përgjakshme:Një grup prej 600 marshues të të drejtave civile, sulmohet brutalisht nga policia shtetërore dhe lokale në Selma të Alabamas.
7 Mars 2009 – Ushtria e Vërtetë Republikane Irlandeze (REAL IRA) vret dy ushtarë britanikë, plagos dy të tjerë dhe dy civilë në kazermat Maserin.