Rama: Zoti i shpëtoi jetën Trumpit për të zgjuar Europën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj.

Këtë deklaratë, ai e bëri në Piramidën e Tiranës ku ishte në një panel me Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”, Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse, laureate e çmimit “Karlspreis”, René van der Linden, President Nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues i “International Charlemagne Prize”.

Rama theksoi se Europa ka më pak miq pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kjo kërkon reflektim tha ai.

“Jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë do të dëmtoheshim. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm. Bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës. Nuk është diçka që lidhet me forcimin ushtarak. Kur dëgjoj fjalë të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të forcojmë ushtrinë më vjen të qesh. Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam tí themi të tjerëve si duan të jetojnë. Kam një pyetje që më tmerron, Europa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo.

Lexo edhe :  Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është shumë komplekse dhe e ndërlikuar. Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj”, tha Edi Rama. /e.t

Të fundit

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të...

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Lajme të tjera

Web TV