Qyteti i Elbasanit nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës.
Do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të larmishme te cilat padyshim nisen me fëmijët e shkollave dhe kopshteve.
Festimet jo pa qëllim nisën me panair tradicional të fëmijëve me qëllimin e madh të përçimit të traditës.
Pranvera tashmë ka zbukuruar rrugët me lulet e para, ndërsa në të gjithë qytetin ka filluar të ndjehet aroma e këndshme e ballokumeve. Tradita do që Dita e Verës të festohet ne Elbasan.
Bashkia e Elbasanit ka parashikuar një axhendë të ngjeshur festimesh te cilat do te kulmojnë në 13 dhe 14 Mars por do të shkojnë edhe përtej kësaj date.
14 Marsi pasohet nga fundjava në të cilën po ashtu janë parashikuar aktivitete me qëllim që vizitorët këtë fundjavë ta kalojnë në Elbasan./k.k