Ja cilat janë tre zonat e ndotjes së lartë akustike në Tiranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”, “Sheshin Italia” dhe “Rrugën e Kavajës”, ku nivelet e decibelëve shpesh tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për një mjedis të shëndetshëm”.

Kjo është një prej gjetjeve në Raportin Vjetor “Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike”, i hartuar nga organizata Co-PLAN, me fonde të qeverisë suedeze.

Për të kryer monitorimit u përzgjedhën 13 stacione, në unazën e vogël të Tiranës, teksa matjet u kryen gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke mbuluar tre sezone të ndryshme: verën, vjeshtën dhe fillimin e dimrit.

Sipas raportit, kjo periudhë kohore lejon një vlerësim të ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike në varësi të faktorëve sezonalë, si ndryshimet në temperaturë, reshjet, lëvizshmëria e popullsisë dhe aktivitetet ndërtimore.

Përveç zonave të mësipërme, disa nga pikat e monotiruara përfshijnë Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, Rrugën e Kavajës, Zogun e Zi, sheshin Skënderbej, Piramidën, sheshin Italia, shkollën Mihal Grameno, rrugën Bardhyl, etj

Matjet janë kryer në 6 raunde të ndryshme dhe për secilin prej tyre ka luhatje të rezultateve. Përshembull në raundin e parë Sheshi Italia ka nivelin më të lartë të ndotjes akustike, me 72.2 dB, duke treguar se kjo është një nga zonat më të zhurmshme të matura.

Ndërsa, në raundin e dytë Treni dhe Pazari i Ri janë ndër zonat më të zhurmshme, me nivele që arrijnë deri në 66.8 dB dhe 67.5 dB, duke theksuar ndikimin e lartë të trafikut dhe frekuencës së vizitorëve.

Sipas raportit, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes akustike mund të ketë efekte negative në shëndetin e banorëve, duke shkaktuar stres, lodhje kronike, vështirësi në përqendrim, probleme të dëgjimit dhe çrregullime të gjumit.

Lexo edhe :  ‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Për këtë arsye kërkohet marrja e masave për reduktimin e nivelit të zhurmave, por edhe ndotjes së ajrit, veçanërisht nëpërmjet shtimit të sipërfaqeve të gjelbra aktive, mbjelljes së bimësive autoktone që arrijnë të absorbojnë më tepër ndotës, si dhe stimulimin e fasadave të gjelbërta, apo gjelbërimit vertikal./   S,M

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV