Mbyllet pas tetë orësh takimi intensiv i Ramës me drejtuesit e qarqeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të tretën ditë me radhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimet me drejtuesit politikë socialistë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Takimet nisën mëngjesin e së dielës në orën 09:00 për t’u shkëputur pasdreke, rreth orës 14.00. Takimet rinisën në orën 15:00 dhe përfunduan rreth orës 18:00 të kësaj të diele.

Burime për News 24 bëjnë me dije se takimet e pasdites rinisën me drejtuesin politik të qarkut Kukës, Eduart Shalsi, e më pas kanë vijuar me një nga drejtuesit politik të qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliun dhe më pas me Elisa Spiropalin.

Mësohet se në mbledhje nuk ka pasur asnjë vendim përfundimtar për kandidatët, pasi vendimi final për listat do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.

Gjithashtu, janë përmendur disa kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë, përfshirë Ervin Demon, kryetar i Bashkisë së Beratit, Juliana Mema, kryebashkiake e Dimalit, Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit.

Për listën e mbyllur, Rama ka theksuar se do t’i japë prioritet më të madh përfaqësimit të grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate, të cilët do të luftojnë për një vend në Parlament./   S,M

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV