Më i votuari në Primaret e PD, Nallbati: Nuk e prisja! S’e bëj dot servilin me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të personave që kanë shprehur interes për të qenë kandidat për deputet në radhët e PD-së.

Nallbati, u shpreh se politikën nuk e ka parë si mundësi për t’u bërë VIP, por si një mundësi për të ndihmuar njerëzit.

“Nuk e kam parë politikën si mundësi për t’u bërë VIP, por si një mënyrë për të mbështetur njerëzit që më kanë përkrahur.

Prisja një rezultat të mirë në Korçë, por nuk e mendoja se do të isha ndër më të votuarit në republikë. Falënderoj të gjithë anëtarët e PD që më besuan,” tha ai në emisionin Kjo Javë.

Nallbati shtoi se nuk është natyrë që kërkon komunikim të shpeshtë me liderin e partisë, duke e konsideruar këtë si një formë servilizmi.

“Nuk jam nga ata që komunikoj shpesh me kryetarin e PD, sepse më duket e tepërt dhe nuk e bëj dot këtë gjë. Por sa herë ka qenë e nevojshme, kam komunikuar me zotin Berisha,” u shpreh ai./k.k

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV