Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi dhe kur është e nevojshme të kërkojmë ndihmë profesionale.
Ajo shpjegoi shenjat e ankthit dhe kufijtë kur ai është i natyrshëm dhe motivues, si dhe kur kthehet në një shqetësim të shëndetit mendor.

Rreli theksoi se ankthi është një ndjesi natyrale njerëzore, që shpesh ndihmon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive.

“Në fakt, ankthi është gjithëpërfshirës dhe njerëzor, sepse pa ankthin nuk do të ishim të motivuar për të përmbushur detyrimet tona që lidhen me kohën ose për të bërë diçka në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha mjekja. “Ky ankth është një lloj motivuesi që na shtyn të bëjmë atë që kemi si objektiv.”

Megjithatë, ajo shpjegoi se kur ankthi kalon kufijtë e tij, ai shndërrohet në një tension të brendshëm, frikë dhe pasiguri që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e përditshëm dhe tregoi shenjat kryesore të tij.

“Ankthi shoqërohet me shenja si çrregullime të gjumit, me shpërqëndrim, hiperstimulim, ndjeshmëri të shtuar ndaj zhurmave dhe dritave, me marramendje që është një nga shenjat më të shfaqura deri më sot. Ndodhin gjithashtu mpirje të fytyrës, krahut ose këmbës, çrregullime te të ngrënit, ku disa njerëz hanë shumë, ndërsa disa të tjerë ndërpresin të ngrënin. Gjithashtu, mund të ketë urinim të shpejtë dhe vështirësi në frymëmarrje, me ndjesi të fikti dhe frikë se mund të humbasësh kontrollin”, shtoi ajo.

Rreli nënvizoi gjithashtu se një nga shenjat më të zakonshme të ankthit është shqetësimi i tepërt për shëndetin, si frika e sëmundjeve që nuk ekzistojnë ose janë të ekzagjeruara.

Lexo edhe :  Terapia gjenetike shëron verbërinë tek fëmijët me distrofi të retinës

“Ndonjëherë ankthi mund të na çojë në laboratore dhe teste të ndryshme për të provuar se nuk kemi ndonjë sëmundje, që është një nga pasojat e frikës dhe ankthit të tepruar,” shpjegoi mjekja.

Megjithatë, ajo theksoi se, për të kuptuar nëse dikush ka ankth të tepruar, nuk është e mjaftueshme vetëm të përjetosh disa nga këto simptoma.

“Këto janë disa nga shenjat e ankthit, por nuk është domosdoshmërisht që këto të jenë të gjitha për një person. Ndërsa, nëse një shenjë e vetme ndikon në funksionimin e përditshëm dhe vazhdon për një periudhë të caktuar kohe dhe intensifikohet, atëherë duhet të drejtoheni tek një specialist i shëndetit mendor”, tha mjekja psikiatre./   S,M

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV