Rama jep lajmin e bukur: Në Paris, shesh me emrin dhe bustin e Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se statujës së Skënderbeut ë ndodhet në shesh po i merren përmasat pasi monumenti i tij do të vendoset në një shesh të Parisit që do të mbajë emrin e tij.

“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet.

Pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër”, shkruan Rama./   S,M

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV