Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në vilën qeveritare me drejtuesit e mbetur të qarqeve.
Takimet “kokë më kokë” nisën që prej orës 10 të mëngjesit të sotëm dhe vazhduan deri në orën 13:30, më pas u bënë rreth dy orë pushim.
Aktualisht në takim me Ramën është Eduard Shalsi, drejtuesi i qarkut Kukës, ku pritet të diskutohen listat për deputetët për këtë qark. / S,M