Berishës s’i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie që varfëroi më shumë shqiptarët, ndërsa i dha një këshillë socialistëve që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha, i cili është marrë i pandehur për akuzën e ‘korrupsionit’ për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, tregoi hapur se nuk kishte harruar se ky parlament votoi arrestimin e tij pa u menduar 2 herë dhe se do të hakmerrej.
Kundërpërgjigjen ia dha ministri i shtetit Taulant Balla i cili renditi të gjitha arritjet e kësaj qeverie ndër vite, nga rritja e pagës, tek rritja e pensioneve por dhe firmosja e marrëveshjeve me 16 shtete për njohjen e pensioneve. Madje Balla lajmëroi se shumë shpejt do të firmoset dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë.

Sali Berisha: “Do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës komuniste. Votuat me dhjetra ligje që varfëruat qytetarët shqiptarë ndërsa shumëfishuat pagat tuaja dhe latë. U bëtë strumbullarë të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.  Lubi loti e ndau unazën e Tiranës në 14 kontrata. Si të vjedhë më shumë. Rekord botëror gine. Tao Tao është bnashkëpunëtor i ngushtë i Bajrave, Rrajave, e Çelëve. Kjo me dokumente. Votuan në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës që nuk bërë asgjë vetëm mbrojtja parlamentin. Ju si kukulla mjerane votuat. Menduat se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën por karma ju vjen prapa.  Këshillën e fundit kam: Mos kandidoni, se jeni lugetërtë një regjimi unik në Europë.
Taulant Balla: Kur ne morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërsa në 2024 pensioni mesatar arriti në vlerën 175 euro dhe premtimi ynë, është që në fund të mandatit të katërt pensioni të jetë 400 euro, ndërsa pensionin në fshat synojmë ta çojmë 200 euro.
E gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar, e sot ne kemi mbyllur 16 marrëveshje pensionesh e bëhemi gati të mbyllim marrëveshjen me Greqinë që u ndërprenë për historinë e Belerit. Jemi gati ta përmbyllim marrëveshjen me Greqinë.
 Paga mesatare u rrit me 2.5 herë krahasuar me 2013 dhe do të vijojë të rritet me të paktën 20% më shumë.  Në fund të mandatit të  katërt paga minimale do të jetë 500 euro. Populli shqiptar ju pushoi nga puna për të mos ju marrë më në punë.  Shpresa juaj tek Kujtim Gjuzi e Selami Jenihsheri.  Kam bërë gjëra të mirë me ta, kam ndryshuar kushtetutën.  Ju do të humbni, do të merrni vendimin për bojkot, ju do ikni e ata do të jenë në kuvend. Ky është film i parë. Seanca tjetër do të jetë 22 maj./k.k

Të fundit

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Zelensky i kërkon falje Trump për debatin në Zyrën Ovale, Witkoff zbulon prapaskenën

Disa ditë pas debatit të tyre të zjarrtë në Zyrën Ovale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi falje presidentit Trump, pohoi të hënën i...

Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha ‘ia lë thatë’, VIDEOJA që po bën xhiron e rrjetit

Një situatë tepër e pakëndshme dhe në siklet ishte ajo e Belind Këlliçit sot gjatë prezantimit të koalicionit me 26 parti, që PD ka krijuar me...

Lajme të tjera

Web TV