Tregu i aksioneve në SHBA ra të hënën, duke u ndikuar nga shqetësimet për ndikimin e tarifave në rritjen e ekonomisë.
Presidenti Trump shmangu komentet nëse ekonomia amerikane po kalon në recesion, por paralajmëroi për një “periudhë kalimi” si rezultat i politikave të tij të tarifave.
Investitorët janë të shqetësuar se tarifat, që janë taksa mbi mallrat që hyjnë në vend, mund të çojnë në rritje çmimesh dhe të dëmtojnë rritjen ekonomike. Ekonomisti Mohamed El-Erian vlerësoi se rëniet në treg po pasqyrojnë ndryshimin e pritshmërive të investitorëve, ndërsa shqetësimet rreth pasigurisë janë shtuar.
Aksionet e Tesla ranë rreth 8%, ndërsa aksionet e kompanive teknologjike Nvidia dhe Meta humbën më shumë se 4%. Trump, në një intervistë të regjistruar më herët, pranoi se ka një periudhë kalimi, por shpreson se veprimet e tij do të sjellin përfitime të mëdha për ekonominë amerikane në afat të gjatë./k.k