“Për herë të parë, qysh se unë jam në krye të PS, dhe në krye të qeverisë, është hapur një dritate në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Dëshira jonë dhe amnicia shqiptare, përputhet me dëshirën dhe ambicien e BE, për të përfshjirë në familjen e vet Shqipërinë. Kjo nuk është dritare e hapur përgjithmonë, është e hapurnë këtë kontekst, që mund të ndryshojë më herët sesa vonë.
Mundësia që marrëdhëniet tona me BE, të kthehen përsëri, që i keni bërë përparimet por duhet të bëni akoma, është një mundësi që nuk është përjashtuar. Sot për sot, është e lënë mënjanë, sepse interesi i BE, Europës, për t’u forcuar në të gjitha drejtimet, dhe për të parë procesin e zgjerimit, si një nga drejtimet e forcimit të vet, është më i madh se çdo gjë tjetër.
Kjo është dritartja e hapur që ne nuk duhet ta lejojmë që ta humbur si mundësi. Kemi dakordësuar me BE një kalendar të negociatave, që është i paprecedentë në historinë e integrimit”, theksoi ai./ S,M