Analisti Arben Meçe thotë se ishte e pritshme deklarata e kryeministrit Edi Rama, se të vjetrit në PS do jenë në lista të hapura.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Rama është i qartë në të gjitha lëvizjet që bën.
Sipas Meçes, Rama po rinovon Partinë Socialiste, teksa Sali Berisha po garon me emrat që pati në listë Lulzim Basha, kur ishte në krye të PD.
“Kjo qeverisje, falë SPAK, doli zbuluar në shumë afera. Në këtë kuadër, filloi debati i parë për pastrimin e PS. Jemi përballë ndeshjes së dy lëvizjeve sa i përket ligjit për zgjedhjet. Koncepti i listave të mbyllura është koncept autoritar. Opozita u rikthye në parlament, kërkesa për lista të mbyllura ishte e Berishës. Në atë formë, ai mund të mbante grupin. Kjo dinamikë, është e njohur dhe e pritshme. Ky artikulimi i Ramës, në atë periudhë, a do ekzekutohej? Ishte i qartë në lëvizjen që do bënte. Lista e hapur është rinovim, me 46 deputetë nuk është pak për një grupim politik. Pjesa tjetër, edhe për të goditur skemën e fosilizimit të drejtimit politik, është e goditur. Rama po futet me opsion revolucionar në organizimin e tij. Nuk do të kandidojë. Ai po luan, o popull, ose do më jepni mandatin, ose për mua nuk ka problem të jem në politikë.
PS, punon në front, pra nuk ekspozon titullarët e vet. Minimalisht, 6 muajt e fundit, nuk kemi pasur titullarë në media që të propagandojnë. PS nuk punon me individ, por në bllok. Ndryshe ndodh me PD. PD, nuk ka skemë organizative në terren. Ndërton sulmin përmes individëve. Në parlament, kanë qenë sulmues, për të mbajtur gjallë një frymë agresiviteti. Nëse te skema e PS, ndjehet prezenca e drejtuesve e tyre, dhe risku i kryetarit është transmetuar te drejtuesi politik dhe zgjedhja është më gjithëpërfshirëse”. Sali Berisha caktoi fillimisht 20 drejtues politikë. Por kush janë këta? PD, sot nuk është gjë tjetër veçse PD e Lulzim Bashës. E njëjta listë, të njëjtit persona. Berisha po paraqitet me të njëjtin staf”, theksoi ai.// S,M