Rama u vë kusht shqiptarëve: Unë ju çoj në BE, Berisha shkrin SPAK-un po fitoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy ditëve mbledhje me ministrat dhe socialistët, kryeministri Edi Rama ka mbledhur  deputetët mëngjesin e sotëm pak përpara nisjes së Parlamentit.

Në këtë takim Rama ka zbuluar në mënyrë të tërthortë edhe sloganin për zgjedhet e 11 Majit, ku shprehet se me PS Shqipëria shkon në BE, dhe me opozitën në kënetë që do të thotë edhe shkrirjen e SPAK.

“Gjithë kjo lëkundje e madhe tektonike në një botë ku është hapur shtegu për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ku është vënë në një lëvizje të jashtëzakonshme e gjithë gjeopolitika botërore. Ne jemi shumë të vegjël për të vendosur por ata fati ynë, interesi ynë është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur.

Qoftë përsa i përket BE-së, NATO-s dhe prania jonë dhe siguria jonë e brendshme, pozicioni ynë i sigurtë, stabël dhe i palëkundur nga “kua, kua, kuatë…” që nuk mund të jehojnë jashtë kënetës. Nuk ka kapacitete të tjera vec PS-së që mund të flasin me botën. Pa u bërë anëtarë të BE-së mbetet shumë e rëndësishme se kush qeveris në Shqipëri.

Të tjerët janë betuar se do të shkrijnë institucionet e reja të drejtësisë dhe do të neutralizojnë SPAK-un. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca, që hallet e tyre me drejtësinë i kanë më të mëdha se lidhjet me interesin kombëtar dhe publik dhe këto forca janë të shpallura dhe i njeh e gjithë bota” tha ai.

Rama, në mbledhjen me grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit, deklaroi gjithashtu se zgjedhjet e 11 majit kanë një rëndësi më të madhe për vendin sesa të mëparshmet.

“Situata dhe vetë rëndësia, edhe vetë konteksti i këtyre zgjedhjeve, është i pazakontë. Të gjithë ne që jemi këtu dhe gjithë familja politike të vetëdijesohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik”, tha Rama.

Lexo edhe :  Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

“Në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme siç është në këto zgjedhje. Rezultati i 11 majit ka një peshë të madhe për të ardhmen e vendit, shumë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme”, shtoi kryeministri Rama./    S.M

Të fundit

Bllokohet për disa orë X, rrjeti social i Elon Musk

Rrjeti social i Elon Musk, X,  i njohur më parë si Twitter, nuk funksionoi për disa orë mëngjesin e...

Probleme të mëdha me shëndetin mendor? Flet për herë të parë këngëtarja e njohur

Lady Gaga së fundmi foli në një podcast të New York Times, për luftën me shëndetin mendor që e kaloi disa vite më parë. Ajo...

SHIFRAT për çdo zonë / Tjetër rritje e çmimeve të banesave në Tiranë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025. Sipas revistës Monitor, çmimet e apartamenteve në muajin shkurt...

Një muaj në qeli, reagon Veliaj: Nesër do mbroj veten dhe familjen!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sërish një reagim teksa është bërë një muaj që po qëndron në qeli. Teksa ditën e...

Publikohet video/ Çfarë tha Gjesti në dhomë të rrëfimit pas daljes së Eglit

Pas daljes së Eglit nga shtëpia e “BBVA4” për shkaqe shëndetësore, banorët e spektaklit në fjalë, por jo vetëm, mendojnë se arsyeja e tërheqjes...

Lajme të tjera

Web TV