Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektuan punimet në shkollën 9-vjeçare ‘’Angela Merkel’’ në Kamzë,
Kjo godinë, e standardeve bashkëkohore, do të ketë 10 laboratorë, 38 klasa, bibliotekë, auditor për evente të ndryshme, palestër moderne dhe hapësira rekreative.
Rreth 1300 nxënës do të ulen në bankat e kësaj shkolle./K.K