Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit dhe do të bënte fushatë kudo që të ishte qoftë edhe nga burgu.

Veliaj u shpreh për “Euronews Albania” se është i bindur për fitoren e Partisë Socialiste dhe ftoi të gjithë mbështetësit që janë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer nga burgosja e tij, të votojnë për kryeministrin Rama.

Drejtues qarku për shumë vite, kryetar bashkie i zgjedhur 3 herë, figura më e rëndësishme e Partisë Socialiste në Tiranë; duke ditur punën dhe duke njohur mirë partinë, çfarë do të ndodhë në Tiranë në 11 maj dhe si do të ndikojë mungesa juaj?

Në 11 Maj Partia Socialiste do të fitojë bindshëm. Puna në Tiranë flet vetë: pyesni prindërit, që çojnë fëmijët në 45 shkolla të reja moderne, pyesni nënat që çojnë fëmijët në 110 kopshte dhe çerdhe europiane. Pyesni pensionistët dhe studentët që udhëtojnë falas me autobus.

Kush më do vërtet dhe është trishtuar nga kjo padrejtësi, duhet të votojë Edin dhe PS, si e vetmja forcë që di dhe do drejtësinë, di ta krijojë sistemin modern, por edhe ta korrektojë kur del nga shinat.

Për kë do të votojnë mbështetësit tuaj? A do kontribuojnë ata njësoj në zgjedhje fushate, si të ishit ju në kushte normale?

Unë vetë do votoj PS dhe Edin e do bëj fushatë kudo që të jem. Tirana është sot një qytet europian i transformuar si asnjë tjetër. Kush mbështeti Edin në vitet 2000-2011 dhe mua në 2015-2025, mbështet këtë vizion dhe padyshim do punojë për PS më shumë se kurrë më parë, për të plotësuar edhe mungesën time.

Lexo edhe :  Rama lë pas premtimet 4-vjeçare, flet për Shqipërinë pas 2030-ës

Çfarë do t’ju thonit socialistëve, 42% e të cilëve mendojnë se arrestimi juaj do të ketë efekt negativ në rezultatet e PS në zgjedhje?

Socialistëve do ju thoja “kokën lart e të jeni krenarë për punën tonë”! Pafajësinë time do ta provoj për vete, por edhe për të gjithë ata që zelli i ndërhyrjes brutalisht në fushatë iu ka dhënë iluzionin e fitores pa meritë! Ndaj, kurajo dhe përvishni mëngët për Edin dhe PS në fushatën më të bukur që kemi bërë ndonjëherë!

A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, z. Rama?

Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, vetting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë./    S.M

Të fundit

Bllokohet për disa orë X, rrjeti social i Elon Musk

Rrjeti social i Elon Musk, X,  i njohur më parë si Twitter, nuk funksionoi për disa orë mëngjesin e...

Probleme të mëdha me shëndetin mendor? Flet për herë të parë këngëtarja e njohur

Lady Gaga së fundmi foli në një podcast të New York Times, për luftën me shëndetin mendor që e kaloi disa vite më parë. Ajo...

SHIFRAT për çdo zonë / Tjetër rritje e çmimeve të banesave në Tiranë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025. Sipas revistës Monitor, çmimet e apartamenteve në muajin shkurt...

Një muaj në qeli, reagon Veliaj: Nesër do mbroj veten dhe familjen!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sërish një reagim teksa është bërë një muaj që po qëndron në qeli. Teksa ditën e...

Publikohet video/ Çfarë tha Gjesti në dhomë të rrëfimit pas daljes së Eglit

Pas daljes së Eglit nga shtëpia e “BBVA4” për shkaqe shëndetësore, banorët e spektaklit në fjalë, por jo vetëm, mendojnë se arsyeja e tërheqjes...

Lajme të tjera

Web TV