Hapen thirrjet për kredi me 0% interes! Gonxhe: 530 kuota për punonjësit e administratës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për Aplikim për kredi me 0% Interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës të Administratës Publike.

Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Më shumë kuota do të jenë në dispozicion për punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit. Nga 90 vende janë hapur për këta punonjës. Ndërsa 80 kuota do të jenë për Ministrinë e Shëndetësisë, nga 30 kuota për ministrinë e Bujqësisë, Mbrojtjes, Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Drejtësisë. Dhe ministria e Financave, Turizmit, Punëve të Jashtme dhe Kryeministria do të kenë nga 30 kuota.

Sipas njoftimit të publikuar të gjithë punonjësit e interesuar do të kryejnë aplikimin në portalin e-albania. Por për të përfituar duhet të plotësojnë disa kushte:

-Të jetë i punësuar në administratë sipas ligjit të strehimit social

-Të mos kenë banesë në pronësi apo proces legalizimi

-Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme  mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar

 Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

Kanë të drejtë të aplikojnë ata individë të cilët kanë jo më pak se 2 vite të puësuar në momentin e palikimit.

Punonjësit do të zgjidhen nëpërmjet sistemit të pikëzimit i cili do të rendisi dhe aplikantët nëse rezultojnë me pikë të barabarta. Afatit i fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes. Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për banesa me zero interes.

KRITERET PËR TË PËRFITUAR KREDI

-Punësimi në administratë 

-Të mos keni një banesë në pronësi

-Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme

-Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

INSTITUCIONET PËRFITUESE:

 Ministria e Brendshme (90 kuota)

Ministria e Arsimit dhe Sportit   (90 kuota)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural    (30 kuota)

Ministria e Mbrojtjes  (30 kuota)

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit  (30 kuota)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë    (30 kuota)

Ministria e Drejtësisë   (30 kuota)

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme  (30 kuota)

Ministria e Financave    (30 kuota)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  (30 kuota)

Kryeministria  (30 kuota)/k.k

 

Të fundit

‘Me Berishën nuk bëj koalicion’/ Voton në Tiranë Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka votuar sot në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po...

“Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”/ PD denoncon problematika me procesin

“PD-ASHM” kanë denoncuar raste të mungesës së trimbosjes së gishtit apo kur boja është fshirë. Në një reagim dërguar KQZ-së, kërkohet marrjen e masave të...

BBC publikon udhëzuesin për të 37-të këngët e Eurovisionit

Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të dielën, me një paradë ku marrin pjesë konkurrentë nga 37 kombe. Por gara fillon në të...

Monika Kryemadhi voton me të birin dhe nënën/ Dilni votoni masivisht!

Monika Kryemadhi, bashkë djalin dhe nënën e saj, kanë votuar mëngjesin e sotëm për parlamentin e ri. Nëna e deputetes së Partisë së Lirisë...

Voton kreu i SPAK Altin Dumani/ Do flas pas zgjedhjeve

Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Dumani votoi në qendrën e votimit në shkollën “At Zef Pëllumbi” njësinë në...

Lajme të tjera

Web TV