Mban ‘gjallë’ artizanatin, Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kultura dhe artizanati në Voskopojë vijon të trashëgohet brez pas brezi. I tillë është edhe rasti i Anita Zguri, me origjinë vllahe, e cila është kthyer nga Greqia ku ka jetuar prej 15 vitesh dhe ka investuar në një biznes me punime artizanale, në të cilin janë të angazhuar shumë gra dhe vajza që punojnë qilimat, tezgjahun, veshjet e endura me grep e shtiza.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë  e Anitës, duke vënë theksin se me biznesin e saj mban gjallë jo vetëm ekonominë familjare dhe të shumë grave të zonës, por edhe traditën e bukur shqiptare të punimeve me dorë.

Anita tregon peripecitë që ka kaluar kur emigroi në Greqi, dhe më pas vendimin për t’u kthyer në Shqipëri. Në fillim ajo thotë se hapi një dyqan rrobash në Durrës, por më pas,  vendosi që të bënte diçka për Voskopojën.

“Kam ikur në vitin 1991 në Selanik pa ditur gjuhën. Greqishten nuk e dija fare, dija vetëm gjuhën vllahe që më kishte mësuar gjyshja. Me atë u merrja pak veshët me grekët, por unë gjithmonë në mendjen time e kisha se një ditë do kthehem në vendin tim dhe atë bëra. U kthyem nga Greqia jetuam në Durrës. Hapa një dyqan me rroba për shumë vite, eci shumë mirë. Më pas ishte dëshira për t’u kthyer në Voskopojë, për të bërë diçka për Voskopojën. E shikoja këtë ndërtesën që ishte e mbyllur dhe i thosha motrës po sikur ta marr unë të bëj diçka për Voskopojën. Doja të bëja artizanatin. Bëra kërkesë për këtë ndërtesë në bashkinë e Korçës dhe m’u aprovua. Ka ndryshuar shumë për mirë. Çdo gjë duket në rregull, ka marrë drejtimin e vet. Kush do të punojë, punon, sakrifikon. Pa punë nuk arrihet asnjë gjë. Dhe atje jashtë nuk besoj se e kanë kaq të lehtë, në vendin tonë është më e lehtë”, tha ajo. /k.k

Të fundit

12 Mars 2003/Zoran Gjinxhiç, vrasja e kryeministrit serb pas qëndrimit të tij për Kosovën

Nga Leonard Veizi   “Banda e Zemunit”, një bandë e drejtuar nga krimineli famëkeq Dushan Spasojeviç, vuri në grykën e armës...

Rutte qetëson Kosovën: SHBA-ja është e përkushtuar në NATO dhe KFOR

Kreu i NATO-s Mark Rutte zhvilloi takim zyrtar në Kosovë ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Mesazhi i Sekretarit...

PS dhe PD mbledhin kryesinë, në fund vendos Rama dhe Berisha

Ditën e sotme dy forcat kryesore politike PS dhe PD do të paraqesin listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Kush...

Do të zgjidhni problemet që ju mundojnë prej kohësh…parashikimi i horoskopit për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të martën gjithmonë të gatshëm për të ndryshuar dhe për të inovuar, të lindurit në këtë shenjë...

Lajme të tjera

Web TV