5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme të produksionit.

Nga rikthimi i banorëve që u përjashtuan për shkak të sjelljes së papranueshme deri te trajtimi i situatave delikate shëndetësore dhe konflikteve të dhunshme, ky sezon ka sjellë shumë momente që kanë shkaktuar mjaft reagime nga publiku.

Ja pesë situatat që kanë ngjallur debate dhe shqetësime:

1. Situata me G-Banin dhe Jozin
Një ndër ngjarjet më kontroverse të këtij sezoni ka qenë situata e G-Banit dhe Jozit. Ata bullizuan, dhunuan dhe ofenduan Gjestin, por pavarësisht veprimeve të rënda, ata u rikthyen përsëri në spektakël pas përjashtimit të tyre me “zarf të zi.” Ky vendim ngjalli shumë reagime nga publiku, të cilët akuzuan produksionin se po mbështet dhunuesit.

2. Situata me Rizarten dhe biseda me psikologen
Një tjetër moment që tronditi audiencën ishte publikimi i një bisede private mes Rizartës dhe psikologes së shtëpisë. Kjo bisedë u zhvillua në dhomën e rrefimit dhe u bë publike pa pëlqimin e Rizartës.

3. Situata me Egli Takon
Egli Tako u kritikua ashpër disa herë nga dy opinionistët, Arber Hajdari dhe Neda Balluku, dhe nga moderatori Ledion Liço, për afrimitetin e saj me Gjestin. Shëndeti i Eglit po rëndohej ditë pas dite, dhe kjo ishte e dukshme për të gjithë. Megjithatë, produksioni vendosi të mos ndërhynte menjëherë dhe e lejoi Eglin të qëndronte në lojë rreth 80 ditë.

4. Situata me Gjestin, Vserlon dhe Olën
Një tjetër moment shqetësues është kur Gjesti goditi me forcë me vezë në kokë dy banorët, Vserlon dhe Olën. Ky akt i dhunshëm u konsiderua i papranueshëm për ambientin e shtëpisë dhe për modelin që “Big Brother VIP” duhet të promovonte. Ndërhyrja e produksionit ishte e pamjaftueshme dhe kjo situatë mbetet një nga ngjarjet më të diskutuara të sezonit.

Lexo edhe :  Uji i orizit, trendi viral për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë

5. Situata mes Gertës dhe Gjestit
Një tjetër moment që shkaktoi kritika ishte përplasje mes Gertës dhe Gjestit, ku Gerta i hodhi verë në sy. Pavarësisht aktit të dhunshëm dhe konfliktit të hapur, produksioni vendosi ta mbante ende Gertën në shtëpi, duke i dhënë asaj mundësinë për të vazhduar lojën./e.t

Të fundit

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV