ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL). Për ndërtimin e sistemeve elektronike, ARRSH ka shpallur kontratën me specifikimet teknike me vlerë 120,2 milionë lekë.

Operatori Ekonomik brenda datës 14 prill duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë dëshmi për realizimin me sukses të një ose disa kontratave për shërbimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit në një vlerë jo më të vogël se 40 % të vlerës së fondit limit të kësaj kontrate.

Oferta mund të paraqitet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, ku njëri prej të cilëve i përfaqëson të tjerët gjatë procedurës dhe, në rast përzgjedhjeje, edhe gjatë zbatimit të kontratës.

Sipas ARRSH-së, Platforma Smart Tolling Software (STSP) duhet të jetë në gjendje të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura.

Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale.

Duhet të zhvillohet një softuer për të automatizuar mbledhjen e tarifave dhe shkëmbimin e informacionit në autostradat ekzistuese dhe të reja.

Sistemi duhet të shërbejë për të ofruar shkëmbim të dhënash mbi tarifat ekzistuese nga koncesionarët ekzistues dhe të ardhshëm tek ARRSH dhe EKORR.

Sistemi duhet të lejojë që përdoruesit të kenë mundësinë e kalimit me karta inteligjente ose etiketa. Aktualisht platforma tarifimi janë të vendosura në autostradën “Rruga e Kombit” dhe “Thumane – Kashar”.

Në të ardhmen këto platforma tarifimi do të vendosen edhe në Tunelin e Llogorasë dhe segmentet e rrugës Kashar – Lekaj./    S,M

Të fundit

Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun...

Muzeu i Katarit mahnit me dizajnin e tij të frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës”

Muzeu Kombëtar i Katarit në kryeqytetin Doha, i frymëzuar nga kristali i “trëndafilit të shkretëtirës” tërheq vizitorët me arkitekturën, përmbajtjen dhe përvojën që ofron. I...

Durrës/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa...

Të rinjtë shqiptarë nën iluzionin e “goditjes së madhe”

Nga Shpëtim Luku Nga vit në vit, bëhet gjithnjë e më e dukshme një dukuri që po deformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e...

Sa paguhet Papa Leoni XIV?

Papa Leoni XIV u zgjodh ditën e djeshme Papa i ri i Vatikanit. Ai do të jetë kështu Papa i parë amerikan në historinë...

Lajme të tjera

Web TV