KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 12 mars lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana shtyllën dhe Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kapedanit.

Enkeleda Kapedani u shkarkua nga detyra më 18 maj 2022 për për probleme në kriterin e pasurisë dhe u çmua se me veprimet e saj kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Më 17 janar 2021, në bazë të një marrëveshje, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove të filmuara prej subjektit në zyrë dhe teksa drejtonte automjetin.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, ku në vijim ushtroi edhe funksionin e nënkryetares./k.k

Të fundit

Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat...

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një...

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Drenovës për zgjedhjet e 11 majit. Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialistë,...

Ose ‘berishizmi’ largohet përfundimisht nga PD, ose 2029 na sjell Monarkinë

Shqipëria nuk duhet të presë ditën e vdekjes së kryetarit të Partisë Demokratike, që të mobilizohet për të ndërtuar një opozitë dinjitoze. Shqipëria nuk...

PS merr kryesimin dhe me votën e Diasporës! Ja si renditen partitë e tjera

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës, teksa aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritur, janë numëruar 4261 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS...

Lajme të tjera

Web TV