Nga nesër mbyllet Tik Tok-u, AKEP thirrje kompanive të internetit: Bllokoni aksesin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aplikacioni i TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga dita e nesërme. Report Tv zbardh shkresën e AKEP

Shkresa

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

1. Bllokimi i IP-ve të Tik Tok në territorin e Shqipërisë.

2. Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë,

3. Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të Tik Tok në territorin e Shqipërisë.

4. Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.

Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së dhe kërkojmë nga secili sipërmarrës (ISP), konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesir IP-ve dhe donjaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

lajm ne perditesim…   /   S,M

Lexo edhe :  Marrin fund ditët me diell, meteorologia tregon si do të jetë moti për ditët në vijim

(

Të fundit

Edhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit

Një ish-banore e Big Brother Albania Vip, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në...

Europa bëhet gati për luftë! PE miraton planin e riarmatosjes së BE-së

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë jodetyruese mbi Librin e Bardhë për Mbrojtjen që Komisioni Evropian do të prezantojë më 19 mars dhe...

Influencerja vritet ‘live’ teksa po bënte një video në rrjete sociale

Vrasje drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Influencuesja Airi Sato nga Japonia, 22 vjeçare, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një individ gjatë transmetimit 'live' në...

Stafi i USAID merr një email tjetër, urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se mbi 80 për qind e programeve të USAID-it po mbyllen përfundimisht, stafi i kësaj organizate ka marrë...

Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Shtetit, Ilir Proda, gjasë fjalës së mbajtur sot, në Konferencën e Nivelit të Lartë për ‘Policimin në Komunitet dhe...

Lajme të tjera

Web TV