Pse refuzoi Basha ftesën për koalicion? Kthupi tregon ofertën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtari i lartë i Partisë Djathtas 1912, Rezart Kthupi, ka folur për refuzimin e ftesës së Lulzim Bashës për një koalicion politik, gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1 nga gazetarja Sonila Agostini.

Ai theksoi se ishte propozuar një ofertë, e cila, për mendimin e tij, nuk ishte e drejtpërdrejtë dhe përmbante kushte që nuk lejonin ndërtimin e një koalicioni me vlera të barabarta.

Sipas Kthupit, ftesa e bërë kishte në thelb një propozim të papranueshëm për Partinë Djathtas 1912, pasi kjo ofertë do të linte gjithçka në duar të një partie të vetme, duke shpërfillur kontributin dhe peshën që secila palë mund të sillte në koalicion.

Patëm një ofertë që në gjykimin tonë është e pranueshme nëse donim të ndërtonim një koalicion me vlera të barabarta, nuk u pranua si ofertë, u soll mbrapsht një ofertë që i lihej gjithçka vetëm një partie që ishte në koalicion dhe teorikisht e papranueshme nëse hyjmë me logjikën e një koalicioni ku të gjithë palët japin kontributin e tyre në raport me peshën që ato kanë”, u shpreh Rezart Kthupi./    S.M

Të fundit

E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas...

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e pagave për sektorin publik por...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fjalë...

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do...

Lajme të tjera

Web TV