Rama inspekton kantierin e Unazës së Re në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kantieri i unazave të Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin, i cili synon jo vetëm lehtësimin e trafikut në qytet, por pritet të ketë një ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku kalon gjurma e projektit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ishin në këtë kantier për tu njohur me ecurinë e punimeve si dhe problematikat që ndeshen.

“Është projekti më i rëndësishëm që kemi pasur pasi kjo unazë do të zgjidhi dhe problematikën e trafikut që vitet e fundit është shtuar për arsye të turizmit dhe të dendësisë që ka gjithë qyteti i Durrësit. Është pak problem gjeologjia, por do të zgjidhet”, – tha kryebashkiakja Sako.

Unaza do të jetë me 4 korsi, 2 në njërin drejtim dhe 2 në drejtimin tjetër.

“Është akses i munguar dhe nga pikëpamja inxhinierike është sfidë se prandaj ka ngelur dhe kaq kohë pa u bërë.”, – u shpreh Agolli, ndërsa vetë Kryeministri shtoi se, “mua më kujtohet kur bëmë ato skarpatat që donim t’i stabilizonim, ishte e vështirë. Megjithatë nuk ka gjë që nuk bëhet kështu që do bëhet dhe kjo”.

Projekti prek gjithë zonën e Kallmit e shkon deri në Spitallë ndërkohë që aktiviteti i agroturizmave ka filluar të marrë jetë në këtë zonë.

Të fundit

Dash Sula jashtë listave/ Berisha: Kaq mundësi kishim!

Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi...

“Me ty në çdo hap dhe sfidë”, Monika Kryemadhi surprizon me mbështetjen për Ilir Metën

Monika Kryemadhi, ka shpërndarë në “Facebook” një reagim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira, ku shpreh mbështetje për kryetarin e PL-së, Ilir Meta i...

Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu lë garën:Më lanë jashtë listës së mbyllur

Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën, tërhiqet nga gara. Në një postim në...

Makinat më të çuditshme në botë (FOTO)

Sheiku Hamad bin Hamdan al Nahyan, i njohur si "Sheiku i Ylberit", ka zbuluar koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të makinave, i cili vlerësohet...

Tom Doshi, kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD gati të dorëzojë listën në KQZ

Ndërsa kanë mbetur më pak se gjashtë orë nga mbarimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV