Mirupafshim ‘TikTok’/ Zbulohet data, kur do të mbyllet rrjeti social në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma e rrjeteve sociale TikTok do të mbyllet më datë 13 Mars në vendin tonë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar nga kompanitë e internetit marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacion.

“Secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025”, thuhet në kërkesën e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike drejtuar kompanive të Internetit.

Kërkesa e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK. Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.”

Kujtojmë se pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave që u zhvillua javën e kaluar, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi më 7 mars miratimin e vendimit për mbylljen për një vit të platformës TikTok.

Lexo edhe :  Rama njofton bashkëpunimin me Microsoft për prokurime publike me AI

Me këtë vendim, Qeveria vendosi ndërprerjen e aksesit në TikTok në territorin e Shqipërisë për një periudhë 12-mujore, deri në momentin që kjo platformë të zbatojë standardet e sigurisë dhe moshës për përdoruesit e mitur.

Autoritetet kompetente, në bashkëpunim me ofruesit e internetit dhe platformat teknologjike, do të marrin masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi dhe vlerësimin e efektivitetit të tij në vazhdimësi.

“Është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok. Një mbyllje e përkohshme do të thotë që i kemi dhënë vetes 12 muaj kohë për të bërë të mundur që, në bashkërendim me përfaqësuesit e platformës së TikTok, të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vendosur kushtet dhe kriteret e duhura në mënyrë që aksesi në TikTok të mos dëmtojë fëmijët dhe të rinjtë.
Do të jetë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e cila, me entet përkatëse, do të punojë dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore, që mund të jetë disa ditë ose një javë e pak, do të mundet që të realizojë këtë ndërprerje të aksesit në platformën TikTok.”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Rekomandimi për mbylljen e përkohëshme të kësaj platforme, është bërë nga një grup ndërinstitucional dhe u miratua sot me vendim qeverie.

VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR MARRJEN E MASAVE TË PËRKOHSHME PËR SHMANGIEN E NDIKIMEVE NEGATIVE TË PLATFORMËS ON-LINE “TIKTOK”

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 1, 139, pika, 2, 174 e 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit dhe Sportit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave…për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku”/     S.M

Të fundit

Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK: Jeni marrë me telefonatat e mia dhe me familjen

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në seancën që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e...

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, dënohet me 12 vite burg Arjan Tase

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm dënoi me 12 vite heqje lirie Arjan Tasen, që drejtonte skafin që përplasi për vdekje fëmijen 7 vjeçar në...

Nis mbledhja e Partisë Socialiste, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë

Rama mbërrin me Ulsi Manjen per mbledhjen e drejtuesve politik në PS.

Tuneli nënujor që do të ndryshojë hartën rrugore dhe hekurudhore të Evropës

Në brigjet e Detit Baltik, në jug të Danimarkës, po merr formë një mrekulli e madhe inxhinierike – copë pas betoni gjigante – që,...

Seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj: Saliu e akuzoi SPAK si organizatë kriminale

Shqiptarja.com zbardh pjesë nga fjala e Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Duke folur për ‘provat e reja’ që SPAK ka dorëzuar,...

Lajme të tjera

Web TV