Begaj takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin e Azerbajxhanit, ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim kokë më kokë me Presidentin e Azerbajxhanit, lham Aliyev. Ky takim u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve intensive dypalëshe në vazhdën e shkëmbimit të vizitave të mëparshme zyrtare. Kreu i Shtetit vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin politik midis dy vendeve, si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike.

Energjia dhe turizmi mbeten prioritetet kryesore në këtë bashkëpunim, për të cilin Presidenti Begaj shprehu interesin e Shqipërisë për të avancuar me nismat që sjellin përfitime të prekshme për ekonomitë e dy vendeve. Gjithashtu, u theksua se hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku i shërben këtij qëllimi. Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit për projektet lokale që lidhen drejtpërdrejt me gazsjellësin TAP./     S,M

Të fundit

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të...

Foto-Video Ekskluzive/ Me Vuçiç Serbia nuk hyn në BE

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Nga Monada Mehmetaj Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e...

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombulës së gazit në banesën...

U zu nga masivi i dheut / Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë...

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit!

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka njoftuar një dhurim historik prej 200 miliardë dollarësh për të luftuar varfërinë dhe për të mbështetur ata që...

Lajme të tjera

Web TV