“Jemi krah jush”, Marta Kos falenderon Ramën për mikpritjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas konferencës së përbashkët për shtyp, Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen në Tiranë. Përmes një postimi në “X”, ku ka ndarë dhe dy foto, ajo shkruan se BE është krah vendit tonë, për një anëtarësim sa më të shpejtë.

“Kryeministër Edi Rama, faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në Tiranë! Teksa bota po ndryshon, uniteti i Shqipërisë kundrejt Bashkimit Evropian mbetet një garanci e rëndësishme për paqe, liri dhe siguri. Për Shqipërinë, ka një dritare mundësie! BE është në krahun tuaj për t’ju mbështetur plotësisht në anëtarësim, le të punojmë sëbashku!”, shkruan Kos.

Gjatë konferencës, Komisionerja vuri theksin te përparimi i Shqipërisë në rrugën e saj drejt familjes europiane. Po ashtu bëri me dije se pret që parlamenti të ratifikojë dy marrëveshje për t’i dhënë Shqipërisë 1 miliardë euro për reformat./    S,M

Të fundit

Shifrat/ Regjistrimi i emigrantëve në KQZ, Berati e Dibra më mirë, Vlora e Kukësi më keq

Gjithsej janë miratuar nga KQZ rreth 246 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar me postë. Kuptohet që shumica...

Nëse doni të dobësoheni, hiqni dorë nga këto 7 ushqime

Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se për të humbur...

Apeli e la në burg/ Reagon Veliaj: Më ngitën kurth! Është ëndërr e keqe, si film sovjetik

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la në burg. Postimi: Të dashur miq e dashamirës, Vendimi i sotëm nuk ishte ai...

Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?

Ardit Haxhija Të gjithë ata që sot ndihen të zhgënjyer nga Sali Berisha dhe listat e kandidatëve për deputetë, duhet ta pranojnë një të vërtetë të thjeshtë:...

Seanca pas listave, deputetët boshatisin Parlamentin, zbehet dëshira për debat

Me kokën ulur apo të hedhur mënjanë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kaluan pragun e parlamentit për të zhvilluar seancën e parë pas publikimit...

Lajme të tjera

Web TV