Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe të peshkimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Vlorës përfshihet nga kushte të përkeqësuara atmosferike nga dita e sotme dhe për këtë shkak Kapiteneria e Portit ka njoftuar pezullimin për shkaqe sigurie të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit.

Kjo masë nuk është e vlefshme për anijet e mëdha tregtare apo tragetet. Ky pezullim lundrimi nisi sot në mesditë dhe do të vijojë deri në datën 15 mars (e shtunë).

Kapiteneria sqaron se përmirësimi i motit, kryesisht detit me dallgë të forta në Gjirin e Vlorës, do të nis nga mëngjesi i 16 marsit (e diel, ora 08:00), kur hiqet edhe ky pezullim.

Kapiteneria këshillon pronarët e mjeteve lundruese në fjalë që të marrin masat e nevojshme dhe të rrisin gadishmërinë.

Njoftimi i Portit të Vlorës:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 13-15.03.2025 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 13-15.03.2025 duke filluar nga ora 12:00 datë 13.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 DATË 13.03.2025.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

 4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 16.03.2025”./E.T

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV