Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Namir Lapardhaja

Foltorja e parë filloi si një reagim personal i Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, kundër “non gratës” amerikane dhe britanike. Epitafi politik iu shkrua në tekstin amerikan, ndërsa zgjidhja që Berisha i dha ishte bërja gjithçka për të marrë PD-në dhe shndërrimin e saj në një bunker, i cili do t’i shërbente si mburoje kundër drejtësisë.

Për të arritur këtë filloi nga mashtrimet dhe miklimet, duke premtuar se do të shëmbte kryetarokracinë, se të gjithë drejtuesit, kryetarët e bashkive, deputetët etj, do të zgjidheshin nga baza. Madje, në atë kohë shkoi edhe më tej, duke u shprehur se edhe kandidatin për kryeministër do ta zgjidhnin me ‘referendum’ partiak.

Përveç këtyre, ngriti mitin se si kryetar i PD-së do të rrëzonte Ramën për 6 muaj, se do të kryente revolucion dhe përmbysje, se do të bënte mosbindje civile, se do të arrinte qeveri teknike.

Për të arritur te qëllimet e tij të vërteta, u fut në pazar me Gaz Bardhin, i cili, në këmbim të çuarjes së Grupit Parlamentar te Berisha, do të siguronte një vend në listën e deputetëve për veten dhe për pak të tjerë rreth tij, siç edhe ndodhi. Pasi ‘bleu’ Bardhin, u fut në pazar me Ramën, të cilit do t’i jepte gjithçka, përfshi edhe pushtetin politik, në këmbim të vulës dhe logos së PD-së.

Ndërkohë që bënte të gjitha këto për t’i shpëtuar drejtësisë, jo vetëm që nuk i shpëtoi dot, por është duke u gjykuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pavarësisht presionit, linçimit dhe shantazhit që i ka bërë prokurorëve dhe gjykatësve që kanë pasur në dorë çështjet e tij.

Lexo edhe :  Vlera e vyer e votës së grave në atë maj, në Romën e 1946-s

Ndonëse kaluan 3 vite, Ramën nuk e rrëzoi, drejtësinë nuk e pengoi, PD-në nuk e bashkoi dhe nuk e forcoi, ndërsa demokracinë e brendshme dhe të gjitha ato që premtoi në raport me votën dhe përfaqësimin e demokratëve, i hodhi vetë në erë me talljen e paskrupullt që u bëri demokratëve me ‘Primaret’ e ashtuquajtura.

Në këtë kuptim, pasi ‘bleu’ kohë për 3 vite, pas 12 Majit, Berisha ka projektuar Foltoren 2, me besnikë të paktë, por kamikaz të vendosur. Kësaj radhe jo kundër PD-së apo Bashës, por kundër SPAK-së dhe GJKKO-së. Do ta bëjë sërish në aleancë me Edi Ramën, rreth të cilit enden retë e zeza të Prokurorisë së Posaçme.

Sa për ata deputetë që u përdorën dhe në fund u flakën, nuk ka vend për keqardhje, por vetëm për përbuzje politike dhe morale. Edhe për 90% të mediave dhe të analistëve, të cilët i turullosën demokratët duke e paraqitur Berishën si ‘shumicë’ që rrëzon Edi Ramën, apo si ringritës së PD-së me rregulla demokratike.

Të gjithë bashkë janë përgjegjës të shkatërrimit të PD-së dhe të zhbërjes së frymës së opozitarizmit në këtë vend, sepse u investuan në një projekt personal-familjar, i vetmi që e mban në agoni për momentin përballë drejtësisë Berishën, por, mbi të gjitha, i vetmi projekt që i bën peshqesh Shqipërisë edhe për 4 vitet e ardhshme qeverinë dhe kryeministrin më të korruptuar në Evropë, Edi Ramën./e.t

Të fundit

Ministri i Brendshëm pret eurodeputetët nga PE: Të angazhuar për zgjedhje të qeta

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Shqipëri në...

Giro d’Italia/ Kalimtari futet në rrugë, çiklisti përplaset! De Biasi ndjek nga larg

Një tjetër incident është regjistruar sot në etapën e dytë të “Giro d’Italia” që po zhvillohet në Tiranë. Pranë 'Myslym Shyrrit' një çiklist u përplas...

Çfarë ndodhi në Vithkuq? Mungon shiriti i sigurisë, policia nuk merr në dorëzim QV

Në një qendër votimi në Vithkuq në Korçë, e cila mban numrin 41/70, mungon shiriti i sigurisë që vihet tek dera e qendrës së...

Giro d’Italia në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të aktivitetit Giro d’Italia në Tiranë. Sot po mbahet dita e dytë, ndërsa nesër do të jetë e fundit. Në...

Çaste paniku në Durrës, autobusi merr flakë me pasagjerët brenda (detajet)

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), ku një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që...

Lajme të tjera

Web TV