Berisha premton ta kthejë… Por TikTok nuk është mbyllur ende në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Më datën 12 maj, Tik-Tokun do e kenë në telefonat e tyre”

Me këtë premtim, Sali Berisha kërkon të mbledhë të shtunën në darkë të rinj para kryeministrisë, kundër, vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik-Tok.

Ai shpreson se fëmijë, gjimnazistë e studentë, do të zgjohen tepër të merzitur për mbylljen e aplikacionit dhe do i bashkohen gjyshit dixhital.

“Nuk jam unë maestro i Tik-Tok, janë të rinjtë ata janë frymëzimi. Fjalën e kanë të rinjtë”

Por Tik-Tok ende nuk është mbyllur, edhe pse qeveria e mori vendimin zyrtar. Ditët kalojnë dhe të rinjtë vijojnë të lundrojnë lirisht në aplikacionin kinez.

Vetë kryeministri ka 3 muaj që ka njoftuar se do e mbylli Tik-Tok, por nuk dihet se çfarë pret ende qeveria, për të zbatuar një vendim që e ka marrë vetë.

Por Berisha, me premtimin copy-paste të Trump, kërkon të rihapë këtë aplikacion, që ende nuk është mbyllur. Por Kush do të protestojë për diçka që s’ka ndodhur ende?

Gjithsesi protesta e doktorit është dhe një kronikë e paralajmëruar. Gjatë gjithë javës, asnjë nxënës nuk iu përgjigj thirrjes së tij, për të bojkotuar mësimin. Ndoshta per kete Berisha si ditë e shtunë pushimi, u premton se nga protestë do e kthejë në festë./k.k

Të fundit

Arsyet pse duhet të hani me ngadalë

Për shkak të stilit tonë të shpejtë të jetesës, shumë njerëz harrojnë të shijojnë momentet e përditshme siç janë...

U fut në listat e mbyllura/Iris Luarasi: Më këshilluan të kem kujdes nga njerëzit e afërt

Pa dyshim që një nga emrat suprizë e listës të socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit ishte pedagogia Iris Luarasi. Mbrëmjen e së mërkurës,...

Gjermani, arrihet marrëveshja historike për planin gjigant të shpenzimeve

Kancelari i ardhshëm konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka arritur një marrëveshje me të Gjelbrit për një plan masiv shpenzimesh për të çliruar qindra...

Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?

Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat...

Situatë emergjente në Firenze, kërkohet shtyrja e sfidës Fiorentina-Juventus

Dueli mes Fiorentinës dhe Juventusit, rrezikon të mos zhvillohet. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia.   Shirat e rrëmbyeshëm që po godasin...

Lajme të tjera

Web TV