Itali/ Përmbytjet nga moti i keq, Meloni: Qeveria në mbështetje të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Reshje të dendura të shiut, kanë përfshirë disa zona duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Alarmi i kuq është dhënë në Toskanë, Emilia Romagna, po ashtu është njoftuar për një ndërprerje të linjës Bari-Foggia.

Në disa pjesë të Lombardisë, në Veneto, Emilia-Romagna, Toscana, Lazio, Marche dhe Molise, parashikohen edhe erëra të forta.

Ekipet e emergjencës dhe Mbrojtja Civile janë angazhuar dhe janë në gatishmëri, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, në rast se do të përballem me problematika.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministria italiane, Giorgia Meloni, e cila ka nënvizuar se moti i keq po godet zona të ndryshme të Italisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe vështirësi në lëvizje.

“Të gjitha forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar me përkushtim të plotë dhe u jam falënderuese. Qeveria është në krah të qytetarëve në vështirësi dhe do të garantojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka thënë ndër të tjera Meloni./E.T

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV