Kaosi në PD/ Xhaferraj: Berisha u rikthye për ta përdorur partinë për interesa personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha tregoi se Sali Berisha u rikthye në Partinë Demokratike vetëm për interesat personale dhe për ta përdorur atë për qëllimet e tij dhe jo të elektoratit dhe qytetarëve.

Kështu shprehet deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj pas situatës së fundit politike me Primaret dhe listat e mbyllura të PD-së, ku pati zhgënjim të jashtëzakonshëm mes elitës së deputetëve që mbetën jashtë edhe pse fituan primaret, ku bie në sy përfshirja e besnikëve të Berishës si kandidatë për deputetë të sigurt në zgjedhjet e 11 majit.

Xhaferraj, u shpreh se gjatë këtyre tre viteve Berisha nuk ka pasur asnjë qëllim për të riorganizuar partinë dhe fituar zgjedhjet, pasi edhe sulmi ndaj Lulzim Bashës erdhi vetëm pasi ai e përjashtoi nga partia dhe jo për shkak të humbjeve elektorale të ish-kryetarit.

Xhaferraj e quan një “zinxhir gabimesh të PD-së”, teksa listat dhe primaret ishin hallka e fundit e tyre. I pyetur nga moderatori Arbër Hitaj, ai u përgjigj:

“Një zinxhir gabimesh të PD-së. Primaret dhe listat ishin hallkat e fundit të gabimeve. Nuk ishin të rastësishme por të nisura 3 vite më parë, nuk fillon këtu por tre vite më parë, kur Berisha u rikthye dhe kishte dilema të mëdha, të rikthehej për të forcuar PD-në apo për ta përdorur për interesa të kryetarit. Me argumente dhe fakte rezulton se vendimmarrja ka qenë për ta përdorur partinë për interesa të kryetarit dhe faktet të çojnë këtu. Nuk jam pishman që PD duhej bashkuar, që të ishim faktor opozitar.  Kam qenë madje i vetmi që kam pasur metaforën se ‘pa Berishën nuk bëhet, por edhe me Berishën i pari nuk bëhet’. Ne na duhej një parti përtej Berishës si kryetar, që të aktivizonte edhe faktorin ndërkombëtar, si dhe për të pasur reformën në drejtësi si një bombë elektorale”.

Lexo edhe :  Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj

Kurse për listat shprehet se në to u zhvlerësuan Primaret dhe u zgjodhën “besnikët e kryetarit”. Për të Berisha ka pasur një axhendë personale dhe me interesa vetjake.

“Ka qenë axhendë që i shërben axhendës së kryetarit, u zgjodhën besnik të kryetarit. Na çoi edhe në kundërshtim me SPAK-un, sepse ashtu donte kryetari fatkeqësisht, sikurse edhe për Primaret që u zhbënë. Kam dëshirë ta them që PD tani është aktualisht më e keqja më e vogël. Sepse lidershipi i PD po ë përdor për interesa vetjake dhe jo për të fituar zgjedhjet. E them me keqardhje këtë”, konstaton deputeti dinamikën politike të partisë në këto tre vite./e.t

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV